
Megjithėse e shoqėruar me njė zhurmė tė madhe kontestimesh nga opozita, Edi Rama rimerr kreun e Bashkisė i vendosur pėr tė ēuar deri nė fund planet e tij pėr Tiranėn. Veēse pėr tė lėnė njė gjurmė dhe njė nam tė mirė, i duhet edhe njė mandat i tretė
- Tani qė po flasim, jemi vetėm pak orė mbas lajmit qė ju jeni pėrsėri Kryetar Bashkie i Tiranės. Si ndjeheni?
- Rezultati si fakt numerik nuk ishte i papritur pėr mua, kėshtu qė ai nuk ndikoi nė humorin tim. Ishte njė rezultat i pritshėm, por emocionet e garės domosdo egzistojnė deri nė bėrjen e tij fakt i prekshėm.
- Sa pėr qind kishit siguri se do tė fitonit dhe sa % frikė?
- Qė do tė fitoja isha 100 % i sigurtė, e pasigurtė ishte thellėsia e fitores. Megjithėse nga sondazhet qė kishim bėrė ishim optimistė pėr fitore tė thellė, prapė nga e thėna nė tė bėrė ėshtė nė mes njė det i tėrė aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr zgjedhjet ku gjėndesh nė disa situata ku nuk mund tė parashikohet gjithēka. Fakti qė proēesi shkoi shumė mirė dhe pjesmarrja qe shumė e lartė, ndryshe nga ēthuhet, e prisja njė rezultat tė thellė. Edhe rezultati i minibashkive ishte brenda parashikimeve. Nė fakt sipas sondazheve tona dhe parashikimeve tė mia, do tė linim tre minibashki, bastione tė Partisė Demoikratike, megjithatė lamė vetėm dy.
- Kush ka qenė njeriu i parė qė ju ka uruar pėr fitoren?
- Fitorja nuk ka ardhur nė njė kolpo, ka qenė njė fitore e maturuar brenda njė harku kohe relativisht tė gjatė, por urime mė kanė ardhur jashtėzakonisht shumė. Unė do tė veēoja njė urim me mesazh celulari nga njė student nė Kajro. Fakti qė ai e mori vesh fitoren time qė nga Kajro dhe mė uroi, tamam kur po vinin rezulatatet e para, ishte shumė i veēantė pėr mua.
- Ēfarė ndryshimi ka ndjesia qė ju keni provuar nė zgjedhjen dhe nė rizgjedhjen tuaj si Kryetar Bashkie?
- Njė miku im Kryetar Bashkie i rizgjedhur disa herė mė shkruante para zgjedhjeve duke mė uruar fat. Ndėrsa pas rizgjedhjes time unė i shkruaja duke i thėnė se kur zgjidhesh ėshtė e mrekullueshme ndėrsa kur rizgjidhesh ėshtė diēka e veēantė, ka njė tjetėr shije.
- Cila ėshtė puna e parė qė do tė bėni nė kėtė mandat tė dytė?- Tė paturit njė mandat tė dytė do tė thotė qė nuk ka punė tė parė. Do tė jetė vazhdimėsia e punėve qė unė kam nisur tashmė. Do tė pėrballemi gjithashtu shumė seriozisht me sfidėn e furnizimit me ujė tė Tiranės.
- Ēfarė ndjeni pėr rivalin tuaj, po tė kemi parasysh se ai ishte goxha i sigurtė nė fitore?
- Rivalin tim e kam falenderuar publikisht dhe i kam shprehur respektin tim pėr fushatėn e qytetėruar qė ka bėrė dhe distancimin qė ka patur nga mėnyrat primitive tė lidershipit tė Partisė Demokratike dhe pėr kurajon qė hyri nė njė garė qė praktikisht e kishte tė humbur qė nė fillim.
- A keni kontaktuar me tė?
- Jo, nuk kam kontaktuar. Nė kėto raste ėshtė ai qė humbet qė duhet tė telefonojė dhe urojė pėr fitoren.
- Si do tė jenė mardhėniet tuaja me atė tani?
- Unė me zotin Ngjela kam mardhėnie miqėsore dhe nuk besoj se kėto mardhėnie kanė pėsuar ndonjė ndryshim.
- Meqė ai paraqiti disa strategji antivarfėri ose planin e tij pėr tė sjellė ujė nė Tiranė, do ti krijoni mundėsinė qė tė shprehet dhe tė bashkėpunojė me ju duke kapėrcyer problemet partiake?
- Strategjitė e tij do ti kisha marrė nė konsideratė nėse do tė kisha vėnė re aty qoftė edhe njė element racional. Tė gjitha ato qė ai parashtroi nė programin e vet nė fakt qėndrojnė si probleme, por nuk kanė asnjė bazė ose njė strategji pėr tė zgjidhur diēka.
- A do tė ketė ndonjė ndryshim tė rėndėsishėm nė stafin tuaj?
- Natyrisht qė mund tė ketė ndonjė lėvizje pėr tė bėrė pėrsosje, por nuk shoh asnjė arsye qė tė ndryshoj njė staf qė ėshtė i suksesshėm.
- Tju bėj njė pyetje hipotetike. Sikur mos tė ishit rizgjedhur Kryetar Bashkie, me se do tė ishit marrė?
- As nuk e kisha menduar qė nuk do tė rizgjidhesha, por do tju them se ēfarė kam dėshirė tė bėj ditėn qė nuk do tė dua tė merrem mė me politikė. Do tė mė pėlqente qė tė hapja njė dyqan mode, mė pėlqen qė tė dizenjoj veshje vetė, natyrisht pėr tė gjithė ato njerėz qė janė tė gatshėm tė aventurohen mė mėnyrėn e tė veshurit.
- Deri kur e keni bėrė plan qė tė rrini kryetar bashkie nė Tiranė?
- Mendoj qė pėr tė lėnė njė gjurmė pėrfundimtare duhen 9 vjet, pra mė duhet edhe njė mandat tjetėr pėr tė finalizuar punėt qė mė duhet tė bėj. Nuk e di a do tė kem unė fuqi qė tė rezistoj kaq shumė dhe a do tė kenė dėshirė qytetarėt e Tiranės qė tė mė zgjedhin edhe pėr tre vjet tė tjera pėrveē kėtyre 3 vjetėve qė sapo u zgjodha.
- Kalojmė pak mbrapa nė kohė, tek fushata qė ju bėtė. Sa ėshtė fatura e kėsaj fushate?
- Kam bėrė njė fushatė duke patur parasysh qė ajo tė mos ketė shpenzime. Dhe nė kėtė ide unė bėra njė fushatė tė bazuar nė dėshirėn e gjithsecilit qė dėshironte ta jepte kėtė kontribut. Psh dikush ka bėrė bluzat, dikush sillte letrat, dikush fluturonte gratis e kėshtu me radhė. Kėshtu, faturė nuk mund tė ketė sepse nuk kemi bėrė shpenzime nė kesh.
- Po vetė ju, shpenzime private sa keni bėrė?
- Unė personalisht kam harxhuar 8 kg.
- Nuk e morėm vesh sa ishte numri i vullnetarėve qė u regjistruan nė krahun tuaj?
- Numri i tė regjistruarve ishte 4982 dhe meqė ra fjala dua ti falenderoj pėr dėshirėn qė patėn qė tė jenė pėrkrah meje nė kėtė fushatė.
- Nė takimet qė bėtė me banorėt e Tiranės cilat qenė kėrkesat kryesore qė ato ju parashtruan dhe a ju bėn kjo qė tė modifikoni diēka nė strategjinė qė ju keni ndėrtuar pėr kėtė mandat tė dytė?
- Jo, sepse programi ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e kėrkesave tė qytetarėve. Ne kemi bėrė sondazhe tė vazhdueshme dhe i kemi marrė parasysh tė gjitha kėrkesat qė ato kanė. Natyrisht nuk kemi bėrė referendume sepse referendumet kushtojnė shumė dhe janė njė humbje e madhe parash dhe kohe.
- A ka patur ndonjė incident gjatė fushatės?
- Incidente nuk ka patur, ndėrsa momente interesante po. Psh nė njė lagje diku nė periferi, unė doja tė hyja nė njė bilardo dhe nuk mė lejonin, ma kishin mbyllur derėn. Unė arrita tė hyja atje, ku pashė dy djem tė veshur me bluzat e PD-sė. I thashė njėrit prej tyre tė mė hidhte stekėn dhe bėra njė goditje qė 8000 vjet tė rrija duke u ushtruar, nuk do ta kisha bėrė mė mirė. Topi u fut nė vrimė nė mėnyrė tė habitshme. Ai djali u skuq shumė keq nga sekėlldia sepse u ndje i prekur nė sedėr. Bėri edhe ai njė goditje qė nuk qe e sukseshme. Atėherė i thashė se kjo ndodh pasi ti vrimėn e do pėr vete ndėrsa unė e ndaj me ty.
Takimet me romėt gjithashtu janė shumė interesante, por ato janė takime qė nuk tregohen, ato jetohen. Mua mė pėlqen shumė mėnyra e tyre e tė jetuarit, koncepti qė ato kanė pėr jetėn.
- Keni patur njė look shumė fin dhe me gusto nė fushatė, pothuajse ēdo ditė ju kemi parė me rroba tė ndryshme. Keni bėrė shopping kastile pėr kėtė eveniment?
- Jo, thjesht rrobat qė kam patur.
- Ku do ta festoni fitoren dhe nėn shoqėrinė e kujt?
- Nuk do ta festoj asgjėkundi, sepse kjo nuk ėshtė festė, ėshtė vazhdimi i punės. Nuk ėshtė se ndodhi ndonjė gjė qė unė se prisja dhe duhet ta festoj.
- A mund tė mė thoni se cila ėshtė arsyeja qė ju bėni pėr vete rininė?
- E me kė do tė rreshtohej rinia nė kėtė kor vjetėrsirash tė politikės shqiptare? Mos harroni qė tė rinjtė i kanė sytė hapur mė shumė se tė tjerėt pėr tė dalluar e pėrshėndetur, nė mos tjetėr, ndryshimin e botės ku jetojnė.
- Nė fushatė ju pėrdorėt shumė marifete, si psh duke u paraqitur edhe si showmen apo duke aktivizuar edhe Rudinėn, vajzėn me tė cilėn bashkėjetoni. Ju pyes pėr kėtė tė fundit, sa ka influencuar Rudina nė fitoren tuaj?
- Asaj i bie qė tė mbajė peshėn mė tė rėndė qė nuk mund ta mbajnė dot tė tjerėt, peshėn e streseve, mėrzive qė mund tė akumulohen gjatė ditės dhe nė kėtė aspekt roli i saj ėshtė goxha i madh. Amortizon shumė ngjarje tė pakėndshme dhe luan rolin e njė gjeneratori nė mardhėnien tonė.
- Meqė informacioni pėr martesėn tuaj mė 12 tetor ishte thjesht njė gėnjeshtėr mediatike, a keni bėrė ndonjė plan se kur do tė martoheni?
- Nuk kemi asnjė plan, nuk ngutemi pėr kėtė hap.
- Midis njė njeriu goxha estravagant dhe shpesh tė ashpėr me njė detyrė tė rėndėsishme dhe shumė impenjative e stresuese dhe njė femre tė spektaklit e me njė natyrė tė butė e tė ėmbėl, cila ėshtė formula e gjetjes sė njė gjuhe tė pėrbashkėt dhe tė njė harmonie?
- Shumė e thjeshtė, formula e tė kundėrtave qė zakonisht tėrhiqen drejt njėri tjetrit.
- Sa ndryshon Edi si Kryetar Bashkie me Edin si partneri i dikujt, nė rastin tonė i Rudina Magjistarit?
- Nuk mė pėlqen qė tė flas pėr jetėn time private pėr tė vetmen arsye qė tė shitet revista apo edhe gazeta
- Do tė shkoni mė tė rregulloni dhėmbėt, tė qetheni apo tė luani bilardo nė periferitė e Tiranės apo gjithēka u bė sa pėr ti marrė me tė mirė banorėt e periferive?
- Sa pėr dhėmbėt nuk besoj sepse i kam nė formė shumė tė mirė, ndėrsa pėr tė tjerat, unė shkoj shumė shpesh nė periferi, jo vetėm nė kohė fushate.
- A ju mjafton ky mandat i dytė pėr tė zgjidhur disa probleme imediate tė tiranasve si dhe pėr tė zbatuar projektin qė ju miratuat me studion franceze?
- Projekti do tė mbarojė brėnda tre muajsh, ndėrsa zbatimi i tij kėrkon njė periudhė kohore prej 30 vjetėsh,
- Flitet qė mbas disa vitesh ju mund tė jeni kryeministėr i vendit. Nė fakt ju aspironi qė tė bėheni kryeministėr apo mė mirė pronar i dyqanit tė modės pėr tė cilėn mė folėt mė lart?
- Mos kėmbėngulni mė kot tė mė transferoni shumė tutje nė kohė. Unė sot jam kryetar i bashkisė sė Tiranės dhe aspiroj tia dal mbanė tė realizoj ato projekte pėr tė cilat kam folur nė fushatė.
- Sa pėr kuriozitet ju pėr kė votuat nė kėto zgjedhje?
- Nuk e tregoj, vota ėshtė e fshehtė.
(Publikuar me 26 Nentor 2003 13:51)