Kreu | Dossier | Dr. Ibrahim Rugova 1944-2006 - Biografia

Dr. Ibrahim Rugova 1944-2006 - Biografia

Dr. Ibrahim Rugova Dr. Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova lindi me 2 dhjetor 1944 ne fshatin Cerrce afer Istogut. Me 10 janar 1945, komunistet jugosllave ia pushkatojne babain dhe gjyshin. Rugova diplomohet ne Degen e Albanologjise ne Universitetin e Prishtines, ndersa nje vit akademik qendroi ne Paris, ne Ecole Pratique des Hautes Etudes, nen mbikeqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore ne studimin e letersise, me perqendrim ne teorine letrare. Doktoraten e letersise e mori ne Universitetin e Prishtines me 1984. Me 1996 u zgjodh anetar korrespondent i Akademise se Arteve dhe te Shkencave te Kosoves. Po ne kete vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit te Parisit VIII ne Paris.

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut ne Kosove. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.


Rugova diplomohet në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa per një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.

Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Si pasojë e sëmundjes së rëndë nga e cila vuante që disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi për vdekjen e presidentit Rugova, 61 vjeçar, është konfirmuar për RTK-në nga ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri. Sipas komunikatës së presidencës, ai ndërroi jetë në ora 11:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Menjëherë pas lajmit për vdekjen e presidentit Rugova, kryeadministratori Jesen Petersen ka ftuar në një takim urgjent liderët kosovarë. Mjekët patën zbuluar në shtator të vitit të kaluar se Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
3.67
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave