Kreu | Dossier | Arkivi i Muzeut Historik pasurohet me doreshkrime te reja

Arkivi i Muzeut Historik pasurohet me doreshkrime te reja

Arkivi i Muzeut Historik Arkivi i Muzeut Historik

Tre vitet e fundit, ne Muzeun Historik Kombetar eshte krijuar arkivi i doreshkrimeve te shkrimtareve te ndryshem shqiptare. Perpara disa ditesh vet shkrimtari i madh Dritero Agolli dorezoi nje doreshkrim mbi Traklin. Drejtori i Muzeut, Moikom Zeqo, pershendeti Agollin per kete iniciative dhe ftoi shkrimtare te tjere per te ndjekur shembullin e tij.

Tre vitet e fundit, ne Muzeun Historik Kombetar eshte krijuar arkivi i doreshkrimeve te shkrimtareve te ndryshem shqiptare. Perpara disa ditesh vet shkrimtari i madh Dritero Agolli dorezoi nje doreshkrim mbi Traklin. Drejtori i Muzeut, Moikom Zeqo, pershendeti Agollin per kete iniciative dhe ftoi shkrimtare te tjere per te ndjekur shembullin e tij. Ne kete vazhde, Albert Hanxhari, vellai i shkrimtarit dhe artistit Mihal Hanxhari, i dhuroi Muzeut Historik Kombetar doreshkrimet e kater librave te tij, kryesisht te pabotuar. Libri i pare permbledh perkthime nga frengjishtja ne shqip te autoreve me te medhenj franceze, ku pjesen me te madhe e zene poezite e Sharl Bodler. Jane gjithsej 29 poezi te perkthyera mjeshterisht nga Hanxhari. Libri i dyte permban afro 37 poezi vetjake te shkrimtarit, ashtu si dhe dy librat e tjere, respektivisht me 33 dhe 17 poezi. Doreshkrimi i parafundit eshte organizuar ne formen e nje libri te pergatitur per botim me titullin "Menhir".

Mihal Hanxhari, nje figure e madhe ne kulturen shqiptare - Mihal Hanxhari u lind ne 2 shkurt 1930 ne Kentaki (Kentacky) te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nje familje emigrantesh ekonomike. Ne 1931 familja Hanxhari kthehet ne Tirane. Gjate Luftes se Dyte Boterore ata marrin pjese ne luften nacional-clirimtare. Vete Mihali i ri ishte anetar i organizates Debatik. Studimet e mesme i kryen ne gjimnazin e Tiranes, ndersa ato te larta ne Universitetin e Budapestit ne Hungari. Pas studimeve jep mesim ne gjimnazin e Korces. Gjate viteve 1960-1975 punon ne biblioteken e Universitetit te Tiranes, duke e bere ate me te pasuren e Shqiperise. Denohet padrejtesisht ne 1975 nga regjimi totalitar dhe u la ne heshtje. Pas vitit 1991 Mihali ligjeroi si profesor per letersine dhe kulturen shqiptare, ne Institutin e Gjuheve dhe Qyteterive ne Paris te Frances. Vdiq ne 3 qershor 1999. - Hanxhari dhe vepra e tij - Mihal Hanxhari, ky personalitet i kultures shqiptare, sa ishte gjalle nuk botoi asnje rresht. Ai ishte njohes i shkelqyer i frengjishtes dhe disa gjuheve te tjera. Vitet e fundit jane botuar librat e tij ne proze, poezi, perkthime, sidomos te soneteve te Mikelanxhelos, artistit te madh te Rilindjes Italiane. Keshtu jane botuar "Se syte e mi keshtu shohin" (poezi), "Ish njehere" (proze), "Vdekja ime e mbushur me jete" (poezi), "Jam tre" (perkthime te Mikelanxhelos, "Lulet e se keqes" se Sharl Bodlerit dhe 33 poeteve te tjere franceze te shekullit XV-XX) dhe "Ushqimet tokesore" (Andre Zhid). Muzeu Historik Kombetar para disa kohesh organizoi nje sesion shkencor qe i kushtohej veprimtarise se ketij personaliteti. "Doreshkrimet qe i dhuron i vellai", thote drejtori i muzeut, Dr.Moikom Zeqo per ATSH-ne, "jane nje pasuri e madhe, aq me teper sepse gati gjysma e tyre eshte e pabotuar". Personaliteti i Hanxharit eshte vleresuar shume nga Ali Aliu, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Donika Omari, Xhevahir Spahiu, Zef Rakacolli, Visar Zhiti

Se shpejti dhe nje ekzpozite e Hanxharit - Mihal Hanxhari, edhe pse aktualisht eshte ende i panjohur per publikun e gjere, ka dhene kontributin e tij edhe ne fushen e artit figurativ. Me nismen e Moikom Zeqos, ne 10 shtator do te perurohet per here te pare ekspozita "Pas vdekjes", me afro 50 piktura dhe skulptura te Hanxharit. Kjo ekspozite, e vetmja ne llojin e vet, ka nje nivel te larte artistik dhe eshte nje dimension plotesues shume i rendesishem i personalitetit te Hanxharit, qe ndonese i njohur me vonese, ze nje vend te rendesishem ne letersine dhe kulturen shqipe. Midis doreshkrimeve te tij, spikat edhe nje vizatim ku ai ka bere nje autoportet duke mbajtur nje femije ne duar. Hanxhari vdiq i pamartuar dhe pa femije. Ky vizatim prekes eshte shume kuptimplote. Ajo qe te ben pershtypje tek ky doreshkrim, eshte qe krahas vizatimit, ruhet i shkruar me laps perkthimi i sonetit te famshem te Artur Rembose me titullin "Soneti i zanoreve". Sipas Dr.Zeqos, "publikimi i pikturave te tij perben nje ngjarje kulturore te befasueshme, te vecante per te gjithe shqiptaret dhe nje homazh dhe nderim i merituar per Mihal Hanxharin".

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave