Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Vula e indiferences
Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake… Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje.
Mjaftizmi
Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike.
Diaspora e re
Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Shoqata Emigrantesh
Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'.
Rrjeta hekuri
Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij.
Zgjedhja e Italise
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese.
Tekstet e Historise
Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar.
Ismail Kadare
Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 – vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.
Gjuha Shqipe
Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret “zyrtare” te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre.
Emigrantet ne Itali
Pas viteve ’90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve.
Krishterimi
Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij.
Logosi i fjales poetike
Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar.
  1  

Perse e zgjodhe Italine?
("Perché hai scelto l’Italia?" ).
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese. Pra nuk ishte e rastit qe e zgjodhem kete pyetje per t’ua drejtuar disa femrave shqiptare qe jetojne ne Itali. Synimi ishte te kuptonim nese kete vend e kishin zgjedhur apo “ishin detyruar" nga rrethana e motive te ndryshme per t’u vendosur atje.
Zgjedhja e Italise

Nga Rando Devole

 

ItaliaPėrse e zgjodhe Italinė? (“Perché hai scelto l’Italia?”). Kjo ėshtė pyetja me tė cilėn ndeshen shpesh emigrantėt shqiptarė me banim nė Itali. Kolegė, komshinj, miq italianė, herėt a vonė, i pyesin pėr ardhjen e tyre nė kėtė vend.

Pyetja ėshtė pa dyshim e ligjshme, edhe pse mė vonė zbulohet se ėshtė ndėrtuar mbi premisa tė panjohura mirė. Gjithsesi, kemi tė bėjmė me njė nga ato pyetje qė nxisin vetvetiu pėrgjigje sqaruese. Pra nuk ishte e rastit qė e zgjodhėm kėtė pyetje pėr t’ua drejtuar disa femrave shqiptare qė jetojnė nė Itali. Synimi ishte tė kuptonim nėse kėtė vend e kishin zgjedhur apo “ishin detyruar” nga rrethana e motive tė ndryshme pėr t’u vendosur atje.

“Pėrse e zgjodhe Italinė” nė fakt nėnkupton mundėsinė e zgjedhjes sė vendit tė mbėrritjes nga ana e emigrantit. Mirėpo pothuajse tė gjithė emigrantėt shqiptarė e dinė se, nė shumicėn e rasteve, vendi ku do shkohet nuk zgjidhet, nė kuptimin qė kur merret vendimi pėr tė ikur nuk ėshtė se paraqiten njė sėrė alternativash nga tė cilat zgjidhet mė e mira. Me fjalė tė tjera, njė shqiptar qė ka vendosur tė shkojė pėr tė jetuar nė njė vend tjetėr nuk ka mundėsi tė pėrzgjedhė midis vendeve perėndimore. Jo vetėm pasaporta, por edhe kushte tė tjera nuk e lejojnė tė rrotullojė globin, tė mbyllė sytė, tė vėrė gishtin mbi tė dhe nė atė ēast tė mėsojė se ku do e kalojė jetėn e vet.

Shumė nga pėrgjigjet e femrave shqiptare e pėrjashtonin prerazi idenė e zgjedhjes. Ato ishin nisur pėr nė Itali kryesisht pėr lidhjet familjare. “Isha e detyruar tė shkoja, sepse nė Itali mė punonte burri”, tha njė grua. Kjo do tė thotė se ajo nuk e kishte zgjedhur vendin e emigracionit, sepse nė rast se bashkėshorti do kishte gjetur punė nė njė vend tjetėr perėndimor, ajo do ta kishte ndjekur atje. Tė njėjtin arsyetim bėnin edhe femra tė tjera qė kishin nė Itali prindėrit, tė fejuarit, motrat, vėllezėrit. Pra faktori tėrheqės ndikon edhe mbi “zgjedhjen”, pasi kjo e fundit lidhet drejtpėrdrejt me mundėsinė pėr t’u sistemuar nė njė vend tjetėr.

Megjithatė duket se emigrantet shqiptare nuk e kanė perceptuar ardhjen nė Itali si njė “detyrim” tė mirėfilltė. Ndonėse ikja nga atdheu ėshtė njė veprim traumatik dhe nė shumicėn e rasteve kundėr dėshirės, aty ka edhe diēka tė vullnetshme.

ImigracioniShpesh ideja e emigrimit dhe njėkohėsisht vendi i mbėrritjes lidhen gati “fatalisht” nga rastėsia: njė njohje, njė bursė studimi, njė vizė turistike, etj. Pra njė “e papritur” qė tė jep mundėsinė tė fillosh njė jetė tė re. “Unė nuk e zgjodha Italinė, u shpreh njė vajzė shqiptare. Ēdo gjė u var nga bursa e studimit qė mė ofruan”.

Natyrisht nuk mungojnė rastet e zgjedhjes sė vėrtetė. Njė nga femrat e intervistuara pohoi se e kishte zgjedhur Italinė pėr arsye tė mentalitetit, ndėrsa njė tjetėr tha se i kishte pėlqyer gjithnjė gjuha dhe kultura e kėtij vendi.

Nuk ėshtė pėr t’u habitur nga fakti se nė procesin emigrues njė rol tė rėndėsishėm e luan gjeografia. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė faktor thelbėsor. Zgjedhja e njė vendi varet edhe nga largėsia apo afėrsia e tij nga vendlindja. Nė rastin e femrave, tė cilat kanė njė ndjeshmėri tė veēantė pėr lidhjet afektive, largėsia apo afėrsia janė elemente me peshė qė mund tė rėndojnė nė favor tė zgjedhjes apo moszgjedhjes sė njė vendi. Ėshtė e qartė se pas kėtij arsyetimi – i cili bazohet mė shumė nė perceptimet e largėsisė se sa nė distancėn reale midis vendeve – fshihen lidhjet familjare, prindėrit, tė afėrmit qė jetojnė ende nė atdhe. Nga pikėpamja psikologjike, qoftė vajza, qoftė familja e saj e ndjejnė mė pak peshėn e mėrgimit kur vendi ėshtė afėr Shqipėrisė.

Kjo nuk do tė thotė se largėsia nuk ka edhe njė perceptim real. Nė vitet e para tė emigracionit shqiptar, ēmimi i njė bilete e kishte peshėn e vet (ndonėse relative) nė zgjedhjen e vendit. Nė fakt ndokush e shpjegon zgjedhjen e Italisė, pikėrisht me koston e ulėt tė udhėtimit.

Qėllon qė njė individ ta pėrjetojė emigrimin nė mėnyrė pasive, ose mė mirė ta perceptojė atė si tė tillė. Pėrveē kėsaj, ndodh qė vendimi pėr tė ikur nga vendi rėndon aq shumė saqė ky vendim i delegohet rrethanave dhe ndonjėherė vendit ku shkohet, duke e larguar kėshtu ndjenjėn e pėrgjegjėsisė nga vetja. Ka mundėsi qė tė jetė ky interpretimi i pėrmbysjes qė njė grua shqiptare i bėri pyetjes: “Unė nuk e zgjodha Italinė, ishte Italia ajo qė mė zgjodhi mua”. Ka gjasa qė pėrgjigjja tė ketė tė bėjė me njė emigrim gati tė imponuar nga rrethanat e jetės.

Pėr ata qė nuk e njohin realitetin e vendeve si Shqipėria mund tė shtohet se projekti i emigrimit nuk ėshtė aq i lirė sa mund tė duket kėtej detit. Ka raste qė pyetja pėr zgjedhjen e Italisė tė bėhet disi “nga jashtė”, e pėrzier me tone vetėkėnaqėsie, por kėto mund ta ēnatyrojnė ndjeshėm pėrgjigjen.

Pėr vetė karakteristikat e emigracionit, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet deri nė fund dhe rast pėr rast nėse zgjedhja e njė vendi ishte e lirė apo e detyruar, madje ndonjėherė duket se ka qenė kėshtu: as zgjedhje, as detyrim, ose edhe zgjedhje edhe detyrim.

(Publikuar me 27 Shkurt 2004 23:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip