|
|
|
|
 |
 |
|
|
 |
 |
Vula e indiferences |
 |
 |
 |
| Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake
Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Mjaftizmi |
 |
 |
 |
| Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Diaspora e re |
 |
 |
 |
| Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Shoqata Emigrantesh |
 |
 |
 |
| Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Rrjeta hekuri |
 |
 |
 |
| Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Zgjedhja e Italise |
 |
 |
 |
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese. |
 |
 |
|
 |
 |
Tekstet e Historise |
 |
 |
 |
| Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar. |
 |
 |
|
 |
 |
Ismail Kadare |
 |
 |
 |
| Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit. |
 |
 |
|
 |
 |
Gjuha Shqipe |
 |
 |
 |
| Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret zyrtare te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre. |
 |
 |
|
 |
 |
Emigrantet ne Itali |
 |
 |
 |
| Pas viteve 90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve. |
 |
 |
|
 |
 |
Krishterimi |
 |
 |
 |
| Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij. |
 |
 |
|
 |
 |
Logosi i fjales poetike |
 |
 |
 |
| Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake
Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje
Me vone: shkembime komplimentash, shtrengime duarsh, rrahje shpatullash, percjellje te falash, zhurme gomash, sirena te kaltra, heshtje e zhurmshme...
|
Vula e indiferencės
Nga Rando Devole
|
|
| |
|
| Benca tė rėndė e tė zinj, makina tė policisė zhurmėmėdha, bodigardė me syze tė errėta, nėpunės me blloqe shėnimesh, mikpritės tė eksituar me kostum firme, teleoperatorė tė palodhshėm fjalėpakė
Pastaj: podiume me buzėqeshje standart, fjalime tė gjata fjalėmėdha, lavdėrime tė bukura gjithpėrfshirėse, premtime shpresėmėdha pa doganė, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje tė hareshme pa rezerva, duartrokitje tė rastit me rezerva, pėrplasje duarsh me mirėsjellje
Mė vonė: shkėmbime komplimentash, shtrėngime duarsh, rrahje shpatullash, pėrcjellje tė falash, zhurmė gomash, sirena tė kaltra, heshtje e zhurmshme...
Nė qoftė se takimet e personaliteteve tė shtetit shqiptar me emigracionin nuk kanė qenė tė gjitha tė modeluara sipas njė skeme tė tillė, atėherė tė paktėn disa prej tyre i kanė pėrngjarė. Tė tjerat nuk ndryshojnė veēse nė rang, nė formė apo nė ndonjė element logjistik tė dorės sė dytė, ēka reflektohet kryesisht nė pompozitetin e eventit, por nuk i heqin asgjė thelbit tė tij. Pėrndryshe mund tė thonim: nismė shoqate, i dėrguar nga ministria, dy fjalė, tre citime, ca kėrkesa, disa premtime, pak justifikime, duartrokitje tė thata, koktejl bujar, kthim nė hotel
Me fjalė tė tjera vizitat e emisarėve dhe e pėrfaqėsuesve tė shtetit shqiptar nė emigracion janė shndėrruar fatalisht nė njė ritual nė kufijtė e rutinės. Njė pyetje e llojit ēfarė bėn shteti shqiptar pėr emigrantėt e vet? mund tė ketė shumė pėrgjigje diplomatike, madje edhe me citime rezolutash ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, por nė thelb mbetet pa pėrgjigje.
Shteti shqiptar nuk ėshtė njė entitet abstrakt qė jeton e riprodhohet jashtė kulturės politike shqiptare. Nė kėtė kuadėr, duhet thėnė se kulturorisht funksionarėt e shtetit shqiptar nuk kanė asnjė lloj prapatoke qė mund ti ndihmojė nė trajtimin e ēėshtjes sė emigrantėve. Nė fakt pyetja e mėsipėrme po tė formulohej ndryshe: ēfarė bėn shteti shqiptar pėr qytetarėt e vet? (a nuk janė emigrantėt qytetarė shqiptarė?) do tė nxirrte nė pah njė problem qė shkon pėrtej problemit tė mėrgatės dhe prek marrėdhėniet individshtet qė nė Shqipėri janė ende nė amulli tė plotė. Pėrveē kėsaj, klasa drejtuese shqiptare nuk del dot nga vizioni ndarės qė mbizotėron sot nė Shqipėri kur flitet pėr emigracionin. Nė tė vėrtetė, edhe pse mund tė duket pak e sforcuar, kjo mendėsi nuk ėshtė pa lidhje me atė tė periudhės komuniste.
Nė kohėn e regjimit diaspora shihej vetėm me dylbitė e ushtarakut dhe vetėm si kryeurė nga ku mund tė katapultoheshin e kalonin grupe diversantėsh. Orvatjet e skajshme pėr ta kontrolluar diasporėn a nuk ėshtė vallė edhe demonizimi njė mėnyrė kontrolli? shtresėzuan njė farė kulture, nė kuptimin e praktikės, ndaj shqiptarėve me banim jashtė shtetit. Kjo kulturė ishte ndėrtuar vėrtet mbi themele politike, por duke qenė e ndėrthurur me faktorė tė tjerė, ajo mbijetoi disi deri nė ditėt tona. Edhe mitizimi qė iu bė gjatė periudhės sė parė postkomuniste disa figurave tė dyshimta mėrgimtarėsh qė do ta nxirrnin nga mjerimi Shqipėrinė me investimet e tyre madhėshtore abuzoi tinėzisht me besimin e njerėzve, tė cilėt fillimisht i dhanė kredi besimi pa limit diasporės sė asaj kohe, pėr tė pėrfunduar mė pas nė krahėt e nihilizmit dhe dyshimit total. Zhgėnjimi qė pasoi, ēoi ujė nė mullirin e asaj mendėsie qė e ka parė mėrgatėn tė ndarė nga vendi dhe shtetin e ka konsideruar si mekanizėm qė merret vetėm me qytetarėt qė janė brenda territorit shqiptar.
Nė kėtė kuadėr nuk mund tė lihet mėnjanė edhe veprimi i globalizimit, qė vijoi ethshėm nė vitet 90 nė tė gjithė rruzullin. Gjatė kėtyre viteve figura e emigrantit u bė mė pak e jashtėzakonshme, sepse lėvizjet e popullsisė, ose mundėsia e lėvizjes, u shtuan ndjeshėm. Nė shoqėritė postmoderne, me krijimin e entiteve transkombėtare, heqjen e vizave brenda hapėsirave tė caktuara, zvogėlimin real tė largėsive, rritjen e lėvizshmėrisė pėr arsye tė ndryshme, fleksibilitetin nė ngritje tė tregut tė punės, filluan tė lindin figura tė tjera tė njerėzve pa rrėnjė. Deri nė njė farė mase konceptet tradicionale tė pėrkatėsisė, si p.sh. ai i lidhjes sė gjakut apo i territorit, hynė nė krizė. Konfuzioni ėshtė rritur edhe pėr shkak tė zhvillimit tė mjeteve tė komunikimit masiv (telefonia, televizioni dixhital, interneti) qė, nga njė anė e zbusin largėsinė nga vendi i origjinės dhe nga tjetra lejojnė mbajtjen e kultivimin e vazhdueshėm tė lidhjeve me bashkėsinė fillestare.
Nė kėtė situatė zhvillimi frenetik, shteti shqiptar nuk ka mundur tė pėrcaktojė as kanalet dhe as modalitetet e duhura tė komunikimit (kulturor por edhe politik) me qytetarėt e vet jashtė vendit. Si rrjedhim, mungesa e njė strategjie tė pėrgjithshme shpeshherė i lė vend improvizimit, qė shkon nga heshtja e plotė deri tek qėndrimet burokratike e paternaliste naive. Disa politikanė pastaj e konsiderojnė diasporėn thjesht si njė rezervuar ku mund tė peshkohet ndonjė votė ēka shpjegon edhe aktivizmin konjuktural periodik nė prag tė zgjedhjeve ose si njė arenė ku mund tė shfryjnė tė gjithė arsenalin e tyre retorik pseudonacionalist. Kėto veprime, nė thelb utilitariste, nuk duhen parė jashtė asaj fryme qė i shikon emigrantėt thjesht si pėrdoruesit e agjencive tė dėrgesave apo si turistė romantikė, qė pėrfundojnė ēdo fundviti nė ndonjė nga ato prezantimet Power Point me grafiqe tė larmishme statistikore.
Nuk them se diaspora nuk ka asnjė lloj pėrgjegjėsie pėr rindėrtimin e urave lidhėse me atdheun, duke filluar nga fakti qė nė korin e mėrgatės shpeshherė dėgjohen mė shumė ato zėra qė udhėhiqen nga romantizmi nacionalist e/o protagonizmi eksibicionist, zėra qė nė realitet nuk kanė asnjė lloj patente pėrfaqėsimi. Diaspora ende nuk ėshtė e vetėdijshme pėr potencialin e madh qė ka, ose mė mirė ende nuk i ka gjetur rrugėt e duhura pėr ta shprehur atė. Megjithatė, defektet e diasporės shqiptare nuk mund tė krahasohen me ato tė makinės shtetėrore, qė si rregull ka njė epėrsi tė padiskutueshme organizimi.
Nuk mund tė lihet nė heshje fakti se elitat shqiptare ende nuk e kanė ndarė mendjen pėr dobishmėrinė e emigrantėve. Madje edhe pėr dobinė ekonomike pėr mendimin tim mė pak tė rėndėsishme qarkullojnė argumentime lidhur me dėmin qė emigrantėt mund ti shkaktojnė ekonomisė sė vendit tė tyre. Kurse pėr dobitė e tjera, qė nuk parashtrojnė lidhje tė drejtpėrdrejtė me kurbėn e kursit tė kėmbimit, as qė diskutohet fare, pėrjashto ndonjė mbledhje mediatike pėr studentėt jashtėshtetit, tė cilėt verbalisht i kanė tė hapura dyert e administratės shqiptare, por nė realitet duhet tu nėnshtrohen forkave kaudine tė politikės dhe burokracisė. Lidhur me kėtė tė fundit, bie nė sy dallimi qė i bėhet studentėve dhe emigrantėve; pėr tė parėt bėhen premtime megafonike, pėr tė dytėt asnjė fjalė, edhe pse kthimi i tyre mund tė jetė pozitiv njėlloj pėr mėmėdheun: studentėt marrin dije nė shkolla, emigrantėt marrin dije nė punė (por edhe nėpėr shkolla). Tė dy palėt janė kandidatė pėr tė mbetur pėrgjithnjė nė dhé tė huaj, tė dy palėt i ushqejnė ėndrrat e kthimit nė atdhe, tė dy palėt thithin diēka nga praktikat perėndimore.
Nga ana tjetėr klasa politike shqiptare nuk ka nguruar kurrė ti transformojė problematikat e emigracionit nė instrumente debatesh, polemikash, kacafytjesh, retorikash, qė nė vend tė ndihmojnė nė krijimin e njė vizioni tė pėrbashkėt pėr fenomenin, e kanė degdisur nė rėrat e lėvizshme tė politizimit. Njė ndikim tė vetin ndoshta e ka edhe vetė natyra e emigracionit, qė i ēterritorializon njerėzit, i emancipon, dhe njėkohėsisht i bėn mė tė vėshtirė pėr ti kontrolluar, ēka kushtėzon fuqimisht qėndrimin e klasės politike.
Shumė shoqata emigrantėsh e akuzojnė shtetin shqiptar pėr njė mosprani tė plotė ndaj problemeve tė mėrgatės, aq sa disa prej tyre nuk janė mjaftuar me vėnien e mungesave nė regjistėr, por ia kanė fshirė plotėsisht emrin. Do tė ishte absurde tė quhej punė vetėm prania e pėrfaqėsuesve diplomatikė nė ndonjė veprimtari kulturore e/o pėrkujtimore organizuar nga emigrantėt shqiptarė apo nga organizmat vendase, anipse as kjo nuk bėhet siē duhet. Gjithsesi, si prezencializmi gjysmak ashtu edhe prezencializmi obsesiv i mundshėm nuk mund ta fshehė formalizmin dhe mungesėn e politikave ndaj emigracionit. Edhe nė rastin mė tė mirė kemi tė bėjmė me nisma personale, qė nuk hyjnė nė kornizėn e asnjė projekti mbarėkombėtar me karakter pėrfshirės. Sikur ky i fundit tė ishte realitet, atėherė edhe ndonjė mėkat krenie, qė trupėzohet nė xhipsa tė blinduar, dosjembajtės tė kollarisur e ligjėrata me fjalė tė huaja, do tė falej me njė buzėqeshje dashamirėse.
Konceptimi i emigrantėve si burim andrallash (janė mjet presioni nga tė tjerėt, bėjnė kėrkesa tė vazhdueshme, i krijojnė probleme administratės, etj.) ka zėnė rrėnjė nė shumė zyra burokratėsh, tė cilėt e quajnė tė ezauruar punėn e tyre vetėm me lėshimin e njė ēertifikate apo pasaporte. Mirėpo vula, e konceptuar si simbol i autoritetit tė shtetit, nuk ka qenė kurrė mjet komunikimi. Pėrkundrazi. Ajo zė vend e merr autoritet atje ku qytetarėt konsiderohen nėnshtetas dhe jo pjesėtarė tė njė bashkėsie me objektiva dhe vlera tė pėrbashkėta. Natyrisht, askush nuk kėrkon heqjen e pėrgjithėsuar tė vulave (megjithėse nuk do tė ishte zgjedhje e keqe), pavarėsisht se dihet qė burokracirat e tepėrta po ua nxijnė jetėn emigrantėve nė tė dy anėt e kufirit. Mirėpo, reduktimi i marrėdhėnieve midis shtetit dhe emigrantėve nė njė vulė rrumbullake apo katrore ėshtė tepėr e dėmshme, sepse i huajėson ata dhe i bėn tė mos ndihen pjesė e asaj bashkėsie pėr tė cilėn kontribuojnė dhe sė cilės i pėrkasin jo vetėm shpirtėrisht.
|
|
(Publikuar me 4 Tetor 2004 18:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
Radio Parajsa
Zeri i Parajses
|
|
|
|