|
|
|
|
 |
 |
|
|
 |
 |
Vula e indiferences |
 |
 |
 |
| Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake
Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Mjaftizmi |
 |
 |
 |
| Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Diaspora e re |
 |
 |
 |
| Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Shoqata Emigrantesh |
 |
 |
 |
| Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Rrjeta hekuri |
 |
 |
 |
| Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Zgjedhja e Italise |
 |
 |
 |
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese. |
 |
 |
|
 |
 |
Tekstet e Historise |
 |
 |
 |
| Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar. |
 |
 |
|
 |
 |
Ismail Kadare |
 |
 |
 |
| Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit. |
 |
 |
|
 |
 |
Gjuha Shqipe |
 |
 |
 |
| Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret zyrtare te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre. |
 |
 |
|
 |
 |
Emigrantet ne Itali |
 |
 |
 |
| Pas viteve 90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve. |
 |
 |
|
 |
 |
Krishterimi |
 |
 |
 |
| Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij. |
 |
 |
|
 |
 |
Logosi i fjales poetike |
 |
 |
 |
| Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union, ose ndryshe i njohur me siglen «IBEU». Behet fjale per nje studim shumeplanesh (ku marrin pjese institucione kerkimore nga shume vende evropiane) qe ka te beje me sigurine dhe me integrimin e vendeve ballkanike ne Evrope, por, sic mund te merret me mend, aspekti i emigracionit nuk kishte si te rrinte jashte kornizes studimore.
|
Shoqata Emigrantesh
Nga Rando Devole
|
|
| |
|
| Vitet e fundit numri i shoqatave tė emigrantėve shqiptarė nė Itali ėshtė rritur hovshėm. Edhe veprimtaritė qė ato zhvillojnė nė tė gjithė vendin janė shtuar. Po pėrse vallė? Cili ėshtė roli i shoqatave tė emigrantėve? Cfarė objektivash kanė? Si janė tė organizuara? A janė shoqata tė vėrteta apo jetojnė vetėm nė letėr? Pyetjet qė lindin janė tė shumta dhe kanė tė bėjnė me shumė aspekte tė jetės shoqėrore tė shqiptarėve me banim jashtė shtetit.
Lulėzimi i shoqatave shqiptare ėshtė padyshim njė dukuri interesante nga pikėpamja sociologjike, ndaj jo rastėsisht ka tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė emigracionit. Studimi i shoqatave ėshtė ndėrmarrė nga Instituti pėr Europėn Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjesė e Universitetit tė Bolonjės, nė kuadrin e njė projekti evropian me titull Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union, ose ndryshe i njohur me siglėn « IBEU ». Bėhet fjalė pėr njė studim shumėplanėsh (ku marrin pjesė institucione kėrkimore nga shumė vende evropiane) qė ka tė bėjė me sigurinė dhe me integrimin e vendeve ballkanike nė Evropė, por, siē mund tė merret me mend, aspekti i emigracionit nuk kishte si tė rrinte jashtė kornizės studimore.
Kur flitet pėr kufij, integrim e siguri nuk mund tė mos trajtohet ēėshtja e emigracionit. Lėvizja e popujve mė shumė se cilido fenomen tjetėr, ndėrthuret me ndėrtimin e kufijve dhe urave ekonomike, shoqėrore, identitare, me integrimin, e kėshtu me radhė. Por pėr administrimin e kėtyre strukturave sociale lipsen politika dhe institucione tė reja, qė nuk mund tė mbėshteten nė mendėsi qė nuk pėrfshijnė koncepte si globalizimi, multikulturalizmi apo ndėrvartėsia qė kushtėzojnė sot edhe qėndrime shtetėrore.
Shoqatat e emigrantėve duket sikur kanė pak me dukuritė e mėsipėrme por nuk ėshtė ashtu. Pėrgjithėsisht objektivat e tyre lidhen me promovimin e lidhjeve ndėrkulturore, tė identitetit, tė integrimit shoqėror, ekonomik, etj. Intervistat qė po zhvillohen nga instituti i lartpėrmendur synojnė, midis tė tjerash, tė kuptojnė sa mė mirė pjesėmarrjen e emigrantėve shqiptarė nė sferėn publike italiane. Vihet re qė veprimtaritė brenda bashkėsisė shqiptare nė Itali janė rritur shumė dhe janė tė shumėllojshme: konferenca, takime tematike, nisma kulturore, festa pėrkujtimore, botime informative, etj. Duhet parė gjithashtu se ēfarė lloj organizimi qėndron nė bazė tė shoqatave, si lidhen me bashkėsinė e tyre, cilat janė hapėsirat pėr tė marrė pjesė nė jetėn publike italiane dhe ēfarė lidhjesh ekzistojnė me Shqipėrinė.
Bie nė sy menjėherė se shumica e shoqatave tė krijuara nė Itali gjenden nė qendėr dhe nė veri. Pėrgjithėsisht ēdo qendėr banimi me njė farė pėrmase ka njė ose mė shumė shoqata shqiptarėsh, megjithėse duhet parė konkretisht cili ėshtė aktiviteti i tyre, sepse ekzistojnė shumė shoqata qė kanė mbetur vetėm nė defteret e organeve kompetente, dhe nuk kanė zhvilluar asnjė lloj veprimtarie, pėrveēse aktit tė regjistrimit. Gjithsesi, ka shoqata tė tjera qė bėjnė rregullisht aktivitete pėr emigrantėt shqiptarė dhe nė pajtim me statutet e tyre.
Sipas studiuesve, deri tani, pra nė pjesėn e parė tė kėtij projekti, rezulton se shoqatat shqiptare tė emigrantėve dėshirojnė fuqimisht tė bashkėpunojnė me shoqatat shqiptare qė e ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė Shqipėri; mirėpo kėto marrėdhėnie mungojnė dhe duket qė vendosja e tyre nuk ėshtė problem i thjeshtė. Nga ana tjetėr ėshtė interesante se tė gjitha shoqatat e intervistuara deri nė kėtė ēast, kanė shprehur nevojėn dhe domosdoshmėrinė e mbajtjeve tė kontaktit me atdheun dhe realitetin shqiptar. Nė kėtė kuadėr nuk fshihet vetėdija se midis emigrantėve po zhvillohen identitete tė tjera (hibride), por qė perceptohen si pozitive, sepse pasuruese dhe ndėrvepruese.
Njė tjetėr problem kyē ėshtė ai i burimeve financiare. Pothuajse tė gjitha aktivitetet e ndėrmarra nga shoqatat shqiptare nė territorin italian janė vetėfinancuar prej anėtarėve tė shoqatave. Sipas kėtyre, pėr tė organizuar nisma tė ēdo lloji kėrkohen burime financiare dhe, kur kėto janė tė kufizuara ose tė paqena, lindin probleme organizative tė pakapėrcyeshme. Nė kėtė drejtim shoqatat e ndjejnė veten disi tė lėna pas dore, sepse nuk janė ndihmuar shumė nga institucionet dhe entet e ndryshme. Ka nga ata pėrfaqėsues qė i adresojnė njė kėrkesė tė qartė institucioneve shqiptare, tė cilat nuk bėjnė aq sa duhet pėr ti ndihmuar shoqatat e emigrantėve.
Veprimtaritė e shoqatave nė Itali dėshmojnė se nė bashkėsinė e emigrantėve shqiptarė ekziston njė vullnet i fortė pėr tu njohur, pėr tu pranuar dhe pėr tu vlerėsuar nga qytetarėt e vendit ku ata jetojnė. Dėshira konkrete pėr tė promovuar kulturėn shqiptare tregon jo vetėm vullnetin pėr tė kultivuar identitetin shqiptar, por edhe nevojėn pėr tiu kundėrvėnė njė imazhi negativ qė nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės. Njė sėrė inisiativash tė ndėrmarra nga shoqatat kanė pasur si pikėsynim pikėrisht pėrgėnjeshtrimin e stereotipeve negative pėr shqiptarėt, tė cilėt janė paraqitur deri mė sot si elementė shqetėsues pėr komunitetin vendas. Prezantimet e librave, konferencat, ekspozitat, koncertet, etj. janė zhvilluar (edhe) nė kundėrshti tė paraqitjes mediatike tė shqiptarėve, pra pėr ti treguar opinionit publik italian se shqiptarėt kanė se ēfarė tė shkėmbejnė me tė tjerėt dhe se kultura e tyre nuk mund tė reduktohet nė ēėshtje margjinale me karakter sigurie ose rendi.
Temat qė lidhen me shoqatat natyrisht nuk ezaurohen me kėto qė u pėrmendėn. Nė shoqėritė moderne evropiane roli i grupimeve shoqėrore ėshtė shumė i rėndėsishėm. Nė rastin e shoqatave tė emigrantėve, ky rol nyjtohet nė mėnyrė komplekse, sepse rezultatet e veprimtarive tė tyre mund tė prekin shumė dimensione, duke filluar qė nga vendi i origjinės (Shqipėria), nė vendin pritės (Italia) e deri nė Evropė, e cila pėrbėn kornizėn e njėkohėsisht objektivin e tėrthortė tė shumė nismave.
Sė fundi, duhet thėnė se realiteti i shoqatave shqiptare, ėshtė nė zhvillim e sipėr, madje nė njė periudhė vendimtare, qė pėrkon para sė gjithash me stabilizimin e emigracionit shqiptar nė Itali dhe si rrjedhim me disa kėrkesa cilėsisht tė reja tė emigrantėve shqiptarė.
|
|
(Publikuar me 4 Prill 2004 19:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
Radio Parajsa
Zeri i Parajses
|
|
|
|