Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Vula e indiferences
Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake… Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje.
Mjaftizmi
Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike.
Diaspora e re
Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Shoqata Emigrantesh
Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'.
Rrjeta hekuri
Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij.
Zgjedhja e Italise
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese.
Tekstet e Historise
Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar.
Ismail Kadare
Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 – vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.
Gjuha Shqipe
Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret “zyrtare” te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre.
Emigrantet ne Itali
Pas viteve ’90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve.
Krishterimi
Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij.
Logosi i fjales poetike
Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar.
  1  

Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike. Fotografite e pakta te shqiptareve neper demonstrata kunder pushtimit fashist do te mbeteshin reliket e fundit bardhe e zi te ikonografise se indinjates kolektive shqiptare. Lipsej te binte muri i Berlinit dhe me pas regjimi stalinisto-enverian, qe shqiptaret ta shikonin veten me ngjyra ne nje proteste kolektive. Perndryshe, turmat qe qarkullonin ne Shqiperine diktatoriale kishin vetem karakter festivo-perkujtimor dhe nuk kishin te benin asfare me protestat e mirefillta.
Mjaftizmi si kulture

Nga Rando Devole

 

Diaspora ShqiptarePluralizmi politik, mbėrritur vrullshėm nė fillimvitet '90, e gjeti Shqipėrinė pa njė kulturė tė vėrtetė proteste. Gati pesė dekada totalitarizėm ishin mėse tė mjaftueshme pėr ta shkretinuar kulturėn e protestės deri nė rrėnjė dhe pėr ta damkosur sė fundi politikisht duke e syrgjynosur nė faqet e teksteve historike. Fotografitė e pakta tė shqiptarėve nėpėr demonstrata kundėr pushtimit fashist do tė mbeteshin reliket e fundit bardhė e zi tė ikonografisė sė indinjatės kolektive shqiptare. Lipsej tė binte muri i Berlinit dhe mė pas regjimi stalinisto-enverian, qė shqiptarėt ta shikonin veten me ngjyra nė njė protestė kolektive. Pėrndryshe, turmat qė qarkullonin nė Shqipėrinė diktatoriale kishin vetėm karakter festivo-pėrkujtimor dhe nuk kishin tė bėnin asfare me protestat e mirėfillta.

Pra nuk ėshtė pėr t'u habitur qė, gjatė viteve tė demokracisė, lavjerrėsi i protestės shqiptare tė jetė luhatur parregullsisht midis trajtave mė tė skajshme tė tij: nga indiferenca deri tek rebelimi. Megjithatė, kohėt e fundit shprehjet e protestės kolektive kanė prekur vlera normale dhe duket sikur ato po e gjejnė vetveten (edhe pse mes shumė vėshtirėsish) nė kornizėn e sistemit demokratik. Mirėpo jemi ende nė fillesat e njė kulture tė re, tė brishtė pse pa njė prapatokė domethėnėse, edhe nė kuadrin e njė kulture politike tė pėrgjithshme.

Gjatė viteve tė Luftės sė Ftohtė, ndėrsa shqiptarėve u buhaviteshin duart nga duartrokitjet nėpėr plenume, kongrese, manifestime dhe u mpiheshin kėmbėt nėpėr parada e aksione, nė Evropėn demokratike u zhvillua njė qėndrim tjetėr ndaj tribunave, tė cilat ngriheshin pėr tė shprehur indinjatėn qytetare ndaj pushtetit dhe jo pėr t'i adhuruar figurat e tij.

Nė Evropė kultura e protestės u konsolidua nė fundvitet ‘60 dhe u zhvillua nė vitet '70 e '80, kur e gjithė shoqėria u pėrfshi nga shprehjet masive dhe tė shumėllojshme tė pakėnaqėsisė nga njė sėrė kategorish sociale: duke filluar nga organizatat sindikale deri tek grupet antikonformiste tė "hippies", nga sheshet e kryeqyteteve deri nė koncertin e Woodstock-ut.

Nga pikėpamja pėrmasore dhe intensive nuk mund tė bėhet ndonjė pėrqasje e arsyeshme me protestat e fundit nė Shqipėri, ashtu siē nuk mund tė krahasohet thelbi dhe motivimi i tyre. Kultura e protestės qė lulėzoi nė botėn perėndimore pėrfshiu kryesisht botėn rinore. Si nė Evropė ashtu edhe nė Amerikė, tė rinjtė e shprehėn indinjatėn e tyre me qėndrime provokatore, rebeluese dhe antikonformiste. Mirėpo djelmoshat e "Angry Young Men", qė lindėn si grup nė Angli andej nga fundi i viteve '50, nuk kanė gjė tė pėrbashkėt me protestuesit e sotėm shqiptarė, pavarėsisht nga mosha e tyre po aq e re. Tė parėt shpreheshin nė mėnyrė transgresive kundėr njė tradite konservatore, ku pushteti bėnte pjesė por nuk ishte kundėrshtari i vetėm, kurse tė dytėt kanė nė shėnjestėr vetėm pushtetin politik, i cili mbetet pika e vetme e referimit edhe kur trajtohen disa dukuri negative tė shoqėrisė aktuale shqiptare.

Edhe tė rinjtė e "Beat generation", qė elektrizuan Amerikėn e viteve '50, promovuan njė protestė me karakter socioekzistencial, kundėr njė shoqėrie qė po binte pre e disa plagėve tė rėnda tė kapitalizmit si konsumizmi, konservatorizmi, etj. Kultura e protestės nė shoqėritė perėndimore u mbrujt mė pas edhe nėpėr sheshet e qyteteve, qė gumėzhinin nga protestuesit kundėr dukurive me natyrė shoqėrore si racizmi, maskilizmi, konservatorizmi, obskurantizmi.

Paralelizmi me kulturėn e protestės sė sotme shqiptare, qė shprehet nė sheshin Skėnderbej apo para shkallėve tė Kryeministrisė, nxjerr njė pah elementin e pėrbashkėt tė kundėrshtimit tė mirėfilltė. Ky element ka qenė karakterizues i protestave fillestare nė Evropė dhe i ka shoqėruar ato deri mė sot, edhe pse kultura aktuale evropiane nė kėtė fushė paraqitet mė e pasur, sepse pati kohė tė pėrfitonte nga gabimet e protestave fillestare.

Sheshet e qyteteve shqiptare, por edhe vendet e tjera ku ushtrohet debati publik, nga ekranet deri edhe te kafenetė, pėrshkohen kryesisht nga kundėrshtimi i thjeshtė dhe kryesisht ndaj pushtetit. Ka vetėm njė fjalė qė e pėrmbledh indinjatėn dhe emocionet kolektive shqiptare: fjala "mjaft". Dhe nuk ėshtė rastėsi qė pėrkon me emrin e lėvizjes sė njohur shqiptare.

Natyrisht, kultura e protestės, e kundėrshtimit, ėshtė e rėndėsishme, madje jetike pėr demokracinė. Nė kėtė prizėm dalja nė shesh e tė rinjve simpatikė tė "Mjaft"-it, tė shoqėrisė civile apo tė vetė opozitės, janė shumė tė vyeshme, por absolutisht tė pamjaftueshme, veēanėrisht pėr njė pushtet disi shurdh ndaj zėrit tė qytetarėve tė vet. Hendikapi i tyre qėndron nė mungesėn e alternativave, e propozimeve e kundėrpropozimeve. T'i thuash "boll" qeverisė nuk mjafton. Parrullat-batuta qė hidhen, qofshin tė athta apo me kripė, banale apo gjeniale, gri apo shumėngjyrėshe, nuk dalin dot nga qerthulli i kundėrshtimit, i njė JO-je pa shpjegime dhe rrugėzgjidhje.

Jeta politike shqiptare ofron me dhjetėra shembuj. Edhe protesta kundėr impiantit tė plehrave nė Kashar – sa i ligjshėm aq dhe i drejtė – , sidomos nė fillesat e saj, mbeti nė cektinat kundėrshtuese dhe retorike. Zėri i specialistėve nuk u dėgjua as brenda korit tė "Jo"-ve. Ende sot nuk mė duket se shoqėria civile ka ofruar alternativa tė plota e bindėse ndaj propozimit qeveritar lidhur me njė problem shumė konkret tė qytetarėve shqiptarė. Argumentat qė trajtojnė rrezikun e kėtij impianti dhe qė e kundėrshtojnė ndėrtimin e tij, anipse bindėse, nuk e zgjidhin ēėshtjen e pėrpunimit tė plehrave.

Gjithashtu, protestat plateale kundėr "First Lady"-it shqiptare, nuk sollėn ndonjė propozim konkret pėr konceptimin e institucioneve demokratike dhe as pėr domethėnien e kulturės "pop" qė po orvatet t'i ngėrthejė publikun dhe mediat shqiptare.

Nga ana tjetėr, pas perdes sė shprehjeve mė teatrale tė kundėrshtimit fshihet rreziku i imunizimit ndaj kėsaj proteste. Sepse karnevalizimi i protestės dhe tallja e pushtetit, pėrveē anėve pozitive, pėrmban edhe riskun e shndėrrimit tė pėrqeshjes nė ushqim pėr riprodhimin e tij (tė pushtetit), ashtu siē ndodhte nė mesjetė, kur "liria" (pėrjashtimi) njėditore ose njėjavore pėr tė qesėndisur hierarkinė ekzistuese nė tė vėrtetė konfirmonte "rendin" e pėrhershėm. Qė indinjata kolektive shqiptare tė dalė nga kafenetė e egoizmit dhe tė indiferencės, qė tė dalė nga labirinti cfilitės i mbijetesės, duhet shkuar pėrtej protestave karnevaleske, efektit spektaktolar, retorikės dylekėshe, duke i afruar asaj arsyet e dėshtimit tė pushtetit, qeverisė, klasės drejtuese dhe zgjidhjet alternative konkrete pėr problemet po aq konkrete.

Kjo strategji e re e shoqėrisė civile, por edhe e forcave tė tjera qė janė pėr pėrparimin e shoqėrisė shqiptare, pėrfshi opozitėn, do ta mėnjanojė rrezikun qė kultura e "jo"-sė, e kundėrshtimit tė thjeshtė, e mjaftizmit – pėr fat tė mirė ende nė embrion – tė depozitohet pėrfundimisht nė vetėdijen shqiptare e/o tė kthehet nė alibi pėr ata qė synojnė tė tjera objektiva.

Pėrndryshe, efekti eroziv i mjaftizmit, sidomos pėrballė njė qeverie qė ngjason mė shumė me njė mur gome, do tė ndihet si nga protesta vetė (sepse inflacionohet, delegjitimohet e instrumentalizohet lehtė), ashtu edhe nga besimi nė tė ardhmen, besim pėr tė cilin shqiptarėt kanė sot nevojė mė shumė se ēdo gjė tjetėr.

(Publikuar me 4 Korrik 2004 22:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip