
Nė komunitetin e kritikės letrare, ekzistojnė pikėpamje pėr letėrsinė, sipas sė cilave, forma e shkrimit qė definohet si poezi, ėshtė pėrfaqėsim i letėrsisė qė ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv tė gjuhės. Pra, gjuha, pėrveē se ėshtė esencė pėr letėrsinė, pėr poezinė, veēanėrisht ėshtė vetėidentifikim e objekt, pėrfaqėsimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qė pėrcaktojnė e definojnė si zhanėr letrar. Duke pėrjashtuar rrėfimin, poeti pėrmes gjuhės evokon situata, ide e ndjenja poetike, pėrmes trajtave shprehėse emocionale. Janė kėto elemente qė e bėjnė kėtė formė shkrimi njė art specifik letrar.
Nė fakt, duke qenė "letėrsia njė lloj i veēantė gjuhe apo njė pėrdorim i veēantė i saj" (Jonathan Culler), poezia, si zhanri themelor i letėrsisė vlerėsohet si manifestim mė praktik i fjalės, qė fokusohet tek gjuha, semantika evokuese e saj, me njė vėmendje tė posaēme nė parimet organizuese tė tingullit dhe ritmit. Poezia apo arti i orakujve, shprehja mė sublime qė simbolizon modusin tematik (Northrep Fraji), kjo mbretėreshė e sublimes estetike tejkalon pėrmasat e zakonshme tė ligjėrimit njerėzor dhe hynė funksionalisht nė rrafshin universal, pėr t'i inkorporuar koncepcionet metafizike e transcendentale, nėpėrmjet domethėnieve tė pėrtejshme, figurative, filozofike. Poeti, nė cilėsinė e orakullit evokon me gjuhėn e sė bukurės dhe sublimes perceptimet pėr jetėn e universin. Kėto perceptime dhe observime poetik i gjejmė tė sintetizuara nė librin me poezi tė Gjekė Marinajt, "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" ku kėnaqėsia e tekstit dhe institucioni i tekstit (Roland Barthes), sintetizojnė parimet themelore tė njė poetike tė konsoliduar estetike. Ky interkomunikim i shpėrfaqur nė titull, korrespondon nė esencė me dimensionin semantik e estetik tė letėrsisė sė tij dhe njėherit implikon koncepcionet universale pėr krijimin, tė cilat poeti i ndėrlidh nė kontekstin e njė kodi kulturo, i cili ka referencė ka atė biblik. Poezia e Marinajt mbetet arenė afreskesh, ku gėrshetohen e bukura dhe e kėndshmja (Dulce et Utule sipas Horacit), mesazhi dhe semantika e tekstit, tingulli dhe ritmi funksional, elemente kėto tė cilat i japin dinamik tekstit poetik, nė pikėpamje ideore, ndėrsa krijojnė synesa ritmike tė posaēme, nė aspektin e formės poetike. Ky vėllim poetik qė nė titull implikon nivelin e leximit intertekstual tė poezisė, qė kėtu nėnkupton kontekstin e shtatė ditėve tė krijimit biblik. Kjo lojė poetike, pėrveē se reflekton koncepcionet pėr krijimin, kėtė akt tė magjishėm, e sforcon aktin krijues deri nė kod kulturologjik, universal e tė pėrtejmė: poeti Marinaj ia shton krijimit Hyjnor njė ditė pėr vete (dhe krijuesit), nga shtatė ditėt e krijimit biblik, ngase kėsisoj pėrmbushet plotėnia e universumit, apo:
"Engjėjt tė zbresin nga parajsa
e tė bėhen poetė" ("Lutja e sė djelės")
Pėr faktin e thjeshtė se poezia ėshtė "shpirt i zbardhur gjerė nė shpirt" dhe "lėshon tinguj marramendės nga kontakti i filozofisė me ndjenjėn" ("Poezia"), sė kėndejmi shkakton katharsisin e nevojshėm letrar, sepse, sugjeron Marinaj, misioni i artistit ėshtė, qė tė "ndihmoj": "Kafshėt tė zbuten/ e tė bėhen humanė" ("Lutje e sė dielės")
Ndėr elementet e rėndėsishėm tė poetikės sė Marinajt mbeten akti imagjinativ i bashkėdyzuar me shenja e simbole empirike, tė cilat i japin tekstit poetik tonalitet tė theksuar dhe krijojnė njė dinamik specifike tekstuale. Ky aspekt poetik, nė plotėni ėshtė i konsoliduar dhe realizuar pėrmes njė sistem figurative tė konstruktuar me potencė tė fuqishme kreative e frymėzim; me nuanca tė fuqishme intelektuale e kulturolologjike. Kjo nėnkupton se poezia e tij automatikisht parakoncepton apo i dedikohet lexuesit tė kultivuar, njė sintetizim tė lexuesit empirik dhe model tė letėrsisė (Umberto Eco). Nė esencialitetin e saj, poetika e Marinajt, ėshtė e krijuar me vokacion tė kultivuar, ndjeshmėri tė thellė dhe tension tė fuqishėm dhe e bėn kėtė poet, krejtėsisht veēantė dhe model nė poezinė e sotme shqipe. Poezia e vėllimit poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", ėshtė e organizuar nė cikle poetike, parimet e sė cilės mbėshtetėn nė njėtrajtshmėrinė e toposeve dhe rrjetit tematik. Mė tutje, nė pikėpamje tė formės, lirika e Marinajt mbart nė vete konceptin pėrsosmėrisė ritmike, njė parimi organizues simetrik, ku gradacioni poetik dhe aluzionet e vargjeve nė pėrpikėri gėrshetohen me harmoninė mes pėrmbajtjes dhe formės, dimensionit semantik dhe artistik tė figurės, vargut dhe vjershės nė tėrėsi (poezitė "24 orė dashuri" dhe "Bisedė me vdekjen"). Madje, mund tė themi se Marinaj na del mė specifik se kushdo nė komunitetin tonė letrar, i pakrahasueshėm me format dhe mėnyrėn si e organizon materien poetike, si e koncepton temėn e si i mishėron vargjet me figura dhe sistemin e brendshėm tė rimimit dhe ritmit. Kėto elemente i japin lirikės sė tij gradacionin shumėformėsh, ndėrsa vargjet pėrēojnė kuptime ekoivoke. Dimensioni i kėsaj pėrmase poetik, variohet nė trajta tė ndryshme tė diskursit poetik, brendapėrbrenda njė sistem vargėzimi tė pėrpunuar, ndėrsa merr pėrmasė kuptimore tragjike, ta zėmė, tek vjersha "Sot u lind Frederik Rreshpja", pėrmes sė cilės Marinaj skalit vargjet nga mė tė fuqishme e poezisė shqipe:
"Poetit i pat humbur me kohė harmonia e trupit
Me mendjen. Koordinimi i shpirtit
Me vargun, jo. E gjithė kjo nė platformėn
Qė luciferi patė projektuar pėr poetėt shqiptar"
Nė tė vėrtet, poezia e Marinajt nė tėrėsinė e saj referencėn e ka tė etabluar nė vetė qenien e poezisė, nė artin e shkrimit, nė artin e empirisė dhe universumit, aty ku gjendet siē do thoshte Umberto Eco bota e madhe e librit. Nė fakt, ky ėshtė Olimpi i poezisė sė Marinajt, ndėrsa ai zgjerohet vazhdimisht dhe prek thellėsitė e magjisė sė botės sė librit, nuancat e dashurisė dhe perceptimet pėr tė bukurėn qė sjell kjo ndjeshmėri. Mė tutje, poezia e Marinajt evokon fuqishėm kodet e mėdha poetike, ato qė janė shenja tė pėrhershme semiotike e semantike tė tekstit letrar, Homerin, Danten, Gėten, Neruden, , Fishtėn, Migjenin, e shumė tė tjerė, me tė cilėt interkomunikon, nė rrafshin e diskursit dhe dimensionit semantik. Kėndej pari, ky soj vargjesh konoton fuqishėm nė aspektin kuptimore dhe shpėrfaq ambivalencėn poetike qė tėrheq paralele, gjithnjė nė funksion tė substancės sė lirikės dhe intencės ideore:
"Marloėe mė ka bėrė shumė nder me Faustus
Tani i njoh mirė vlerat e shpirtit, kostot e dijes"
("Autoportret i avancuar").
Nė fakt, zbėrthimi i kėtyre esencave, sjell vargun dramatik, i cili na implikon disa nivele tekstesh intertekstuale e interdiskursive, ngase vargjet (teksti poetik) krijojnė relacione tė ndėrmjetvetshme e funksionale me tekste e njohura nė kulturėn e shkrimit letrar:
"Tė mė falė Miltoni, por pėr mua do tė ishte mė mirė
Tė jem shėrbėtor nė parajsė se sa sundues nė ferr".
("Autoportret i avancuar").
Kėto perceptim poetike, Marinaj i sforcon brendapėrbrenda njė kodi tė madh letrar. Prandaj, me shpirtin e artistit tė madh e sofistifikon vargun estetikisht, i jep pėrmasė tė thellė kuptimore, do tė thosha krijon vargjet emblematike, sikundėr nga fuqia ideore, ashtu edhe fuqia stilistike-letrare:
"Sa herė jep shpirt njė poet diēka vdes brenda meje"
("Me Neruden pranė Atlantikut").
Nė tė vėrtet, ky varg shpreh tėrė intencionalitetin poetik, qėllimet e pėrtejme tė fjalės sė shkruar tė poezisė sė Marinajt, poezi kjo qė karakterizohet fuqishėm nga mendimi i thellė dhe filozofik, nga reflekset qė pėrshkojnė vargun dhe figurėn, por asnjėherė qė ta rėndojnė atė, pėrkundrazi:
"Perėndim nė tė dyja kuptimet e fjalės
Gravitet specifik ekstrem:
Kripė dhe shqiptar
Ujė dhe vdekje"
("Flluska mbi Adriatik")
Dhe mė tej:
"A ka mė shumė
Shpirtra
Apo zgjedhime
Folja
Jap"
("Pyetje)
Kėtė model tė diskursit poetik e hasim edhe nė poezitė "Sugjerimi mė zė tė ultė", "Labirintet e mendimeve tė Tanugunit", "Reaksion", "Fytyrėn tėnde", "Ailropada nė gjyqin e fjalės", etj.
Duhet pėrmendur se poezia shqipe e dy dekadave tė fundit, duke u liruar nga dogmat e krijuara nė art e letėrsi, ka shėnjuar ngritje tė ndjeshme, sikundėr nė planin sasior ashtu edhe nė atė cilėsor. Kemi njė sėrė poetėsh qė kanė hyrė nė botėn e letėrsisė, me prirje tė fuqishme novatore stilistike, duke zgjeruar komunikimin poetik dhe pikėrisht nė kėtė kontekst, shkrimtari Gjekė Marinaj shėnjon njė moment tė ri nė poezinė shqipe, duke i sjell poezisė elemente tė reja, origjinale, bashkėkohėse dhe specifike, brenda korpusit tė letėrsisė shqipe tė dy dekadave tė fundit. Poet elegant, me shprehje tė pėrpunuar filozofiko-meditative, Marinaj nė artin e tij shkrin dogmat pėr artin, drejtė njė intencė sublime poetike: krijimit tė artit tė esencave origjinal, duke i kundruar brenda sistemit estetik. Dhe kėto esenca i percepton me shije tė hollė estetike, i kundron nga kėndet mė tė ndjeshme dhe mė dridhmuese, pėr t'i sintetizuara me gjuhėn e sė bukurės dhe kėndshmes (Horacit). Kėndej pari, poezia e tij shėnjon njė raport tė nderligjshem e kuptimor mes semantikės sė gjuhės dhe gjetjes sė fjalės adapte, e cila pastaj ngjeshėt me figurėn dhe pėrplotėson qėllimin poetik. Toposi i temave dhe rrjeti tematik i poezisė sė Marinajt ėshtė i shumanshėm. Uni lirik kalon nėpėr tri rrethet Dantiane, drejtė shkrirjes sė tyre dhe prehjes nė lumturinė e poezisė, kėtė lumturi qė ja dhuron fuqia e letėrsisė dhe qėllimi i saj pėrtej ēdo qėllimi praktike. Kėto nuanca janė tė projektuara me gjuhė evokuese tek poezia "Purgatori", nė tė cilėn, nė variante tė ndryshme shpėrthen bota e dashurisė profane, mes mashkullit e femrės, por vargu tejkalon pėrmasėn e kėtij toposi dhe pėrplotėsohet me funksionin e rrjetit intertekstual:
"
Franēeska pat rėnė nė dashuri sekrete me Paulon.
Pa i lexuar njėri tjetrit asnjė pjesė nga tregimi
Madje as Dantja
Nuk hodhi dritė mbi dramėn e tyre,
Nuk e trajtoi atė
Si njė nga kualitetet e romancės tragjike.
Sa pėr ta
Dantja mė mirė ta lente
Tė pabotuar "Komedinė Hyjnore":
Ata do ia shtonin edhe njė rreth tė ri
("Purgatorit").
Pėr poetin, dashuria nė trajtat mė tė fuqishme rrezaton plotėninė, ajo ėshtė vetė bukura. Nė poezinė "Vajzat" poeti shpėrfaq diskursin idilik, njė trajtė lirike tė bukur qė kurdoherė e pėrcjell poezinė e Marinajt, edhe kur ajo tejkalon pėrmasat e poezisė sė dashurisė dhe merr konotacione meditative-filozofike, sikundėr ngjet tek poezi "Dusitės, nė 14 vjetorin e Martesės"
"Pa vajzat-diejt dhe hijet e vetė bukurisė,
Dashuria do tkurrej nė njė gėzhojė vezake"
("Vajzat")
Ky rrjet toposesh e motivesh ndeshet kudo nė poezinė e Marinajt. Madje, nuancat e dashurisė reflektojnė dimensionin ideor tė palcės sė poetikės sė tij, pėr tė mos thėnė se ky rrjet toposesh pėrbėn boshtin e librit. Pėr faktin e thjeshtė, por sublim, se dashuria ėshtė fytyra e tij, ajo ėshtė pėrfytyrimi mė i mirė i qenies sė poetit, sė kėndejmi edhe i aktit krijues:
"Faleminderit pėr pjesėn tėnde tė fytyrės sime"
("Dusitės, nė 14 vjetorin e martesės")
Gjitha kėto ndjesi e perceptime poetike, kanė rėndėsi tė shumėfishtė, e veēanėrisht pėr aktin krijues, ēastet e ekzaltimit shpirtėror, ngase:
"Poezitė e mia nėn lėkurėn tėnde vajzore
Japin e marrin metaforėn melankolike"
("Nė inkubatorin e Grabutės").
Rrjeti tematik i poezisė sė Marinajt ėshtė i shumanshėm. Fati dhe katrahura e vendit tė tij dhe e qenies sė tij mbetet pjesė e frymėzimeve tė ndjeshme poetike. Tek poezia "Nė datėlindjen e nėnės" ka njė mall tė ēiltėr, njė spontanitet cilėsor, por asnjėherė poeti nuk lėshohet nė retorikė:
"...Koka e
Saj akoma e varur nė
Qiellin e njė jete me re tė
Zeza qė hezitojnė tė kthehen
Nė shi..."
Apo, nė rastin tjetėr:
"Lexoj duart e nėnės
Qė fytyra tė ketė vlerė" ("Duart e nėnės")
Pikėrisht nė poezitė pėr nėnėn vėrehet ndjeshmėria e thellė poetike, pėrplasja e filozofisė sė jetės dhe artit tė shkrimit.
Poetika e Marinajt karakterizohet nga diskursi shumėplanėsh ligjėrimor, dimensioni lirik bashkėdyzuar me trajtat e ligjėrimit pėrshkrues, trajta kėto qė i japinė ritėm e sistem ritmik cilėsor dhe funksional. Nė fakt, idealet poetike dhe ferri i botės pasqyrohen nė poezi me nuanca tė konstruktuara nė kontraste tė fuqishme, e nganjėherė i nėnshtrohen njė ironie therėse:
"Trup qiellor nė orbitėn ku fjala s'mbahet vetjake.
Fali fytyrat nė rrethin e dytė tė purgatorit,
Mburojė prej intelekti pėrballė krijesave bajate".
("Fytyra nė rrethin e dytė tė purgatorit-Fishtės")
Poezia e Marinajt shquhet pėr realizimin metafizik. Kjo poezi duke patur pėr observime tė pėrbashkėtėn e njerėzimit, me nerv lirik, thėrrmon esencat e filozofisė sė jetės, sė kėndejmi edhe filozofisė sė shkrimit, sikundėr tek poezia "Vija ndarėse me Emily Dickindonin-in", ku Marinaj spikat efektin konceptual tė vargjeve:
"Orėt plakėn tek i kthejnė mendimet nė dėborė-
Dėbora vjetrohet tek flakėron e menduar nė erė-
Unė, pa kuptuar, jam poli i ngrirė e veriut tėnd".
Njė aspekt cilėsor dhe jashtėzakonisht tė arrirė nė kuadėr tė kėtij vėllimi poetik pėrbėjnė poezitė pėr artin poetik, poezinė, prozėn, poetin, pėr qenien e letėrsisė, pastaj ato lirika kushtuar figurave tė njohura, sikundėr "Homeri","Migjenit", "Nėna e poetit Luigj ēeka dha shpirt", poezitė pėr Fishtėn, Rreshpajn, Dalan Lucajn, Neruden etj. dhe pastaj ato pėr Shkodrėn, pėr Nėnė Terezėn, pėr Gjergj Kastriotin, Rozafėn, pėr Shqipėrinė, Kosovėn, Nju Jorkun. Kėto poezi i shquan dhe i pėrshkon frymėzimi i thellė, sikundėr shihet tek poezia pėr Shkodrėn, apo dy vjershat e bukura pėr Nėnė Terezėn. Duke konsoliduar poetikėn e tij, Marinaj nuk ngarend pas ndonjė stili apo sistemi tė caktuar stilistik-poetik, por si artist i rryer kombinon trajta dhe stile tė shumta, pėr tė krijuar stilin e veēantė, dallues Marinjan, njė stilistikė qė harmonizon shumėsinė e koncepteve pėr qenien e poezisė.
"Pėr dreq, tė gjithė banorėt e erės e morėn vesh.
Merkuri u shkėput nga vendi dhe u zhyt nė det.
Dielli vuri duart nė bel e u lartėsua plot ėndje
Dhe muskujve tė tokės u pėshpėriti njė sekret:
Bėmė dashuri nė natyrė, natyrshėm, natyrisht"
("24 orė dashuri")
Kėshtu, poezia e tij aq sa mbetet moderne ėshtė posmoderne, endet mes klasikes e simbolikės, mes lirikės dhe trajtave epike, mes shkollės letrare shkodrane dhe amerikane, mbi tė gjitha, teksti poeti ndėrtohet mbi parimet e Artit Poetik. Ajo mbetet nė vete njė pikė referimi, pėr krijues e studiues tė letėrsisė dhe artit poetik. Parimi poetik i Marinajt ėshtė i ndėrtuar mbi eksperienca tė shėndosha dhe perceptime tė shumėfishta pėr artin dhe njeriun si epiqendėr e tij. Pėr tė sforcuar kodet e mėdha tematike, poeti i formėsuar e rrahur nė artin e shkrimit, interkomunikon me parakonceptimet pėr artin e letėrsinė. Kėndej pari, nė ketė poezia e tij shpėrfaq trajtat funksionale tė intertekstualitetit dhe interdiskursit, si efekte tė posaēme poetike.Ndėrlidhja mes botės materiale dhe shpirtėrore, nė funksion tė katharsisist poetik, ndjehet kudo si intencė karakteristikė e mesazhit poetik. Dhe kėto gėrshetohen nga ndjeshmėria e thellė humane, pėr tė bukurėn, pėr sublimen dhe kategoritė e saja estetike, pėr dashurinė si pėrjetėsia e fjalėve dhe amshueshmėria e vargjeve. Brenda poezisė sė Gjekė Marinajt, poetit, pėrkthyesit dhe profesorit tė letėrsisė, shkrihen nė universin e pafundmė dy dimensionet themelore poetike: prirjes semantike, ku fjala dhe mesazhet tingėllojnė pėr tė shpreh intencė ideor; dhe prirjes estetike, ku sintaksa e vargut ėshtė e kursyer, idetė, mesazhet, vishen me figuracion tė zgjedhur, tė seleksionuar, pėrmes njė logosi e diskursit poetik, e cili metaforėn dhe krahasimin i kombinon dhe kėshtu krijon tipologjinė e kėnaqėsive tė lexuesit dhe mė tej prodhon lexues tė kėnaqėsisė, (Roland Barthesi). Pėr fund, poezia e Gjeke Marinajt mbetet njė apologji pėr artin, ajo nuk demonstron, por ėshtė vetė pasqyra mė e bukur e artit tė fjalės.
*(Ky tekst ėshtė botuar si parathėnie e librit mė tė ri poetik tė Gjekė Marinajt, Lutje nė ditėn e tetė te javės, Faik Konica, Prishtinė, 2008)

Ndue Ukaj
(Publikuar me 24 Maj 2008 23:08)
|
Parajsa Upload Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone. upload.parajsa.com |
|
Muzika jone Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare. muzika.parajsa.com |