Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Vula e indiferences
Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake… Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje.
Mjaftizmi
Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike.
Diaspora e re
Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Shoqata Emigrantesh
Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'.
Rrjeta hekuri
Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij.
Zgjedhja e Italise
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese.
Tekstet e Historise
Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar.
Ismail Kadare
Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 – vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.
Gjuha Shqipe
Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret “zyrtare” te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre.
Emigrantet ne Itali
Pas viteve ’90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve.
Krishterimi
Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij.
Logosi i fjales poetike
Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar.
  1  

Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 - vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.
Ismail Kadare ne Londer

Nga Lavdrim Terziu

 

Ismail KadareKadare: "Tė rinjtė shqiptarė duhet tė shkruajnė nė shqip, jo pėr arsye patriotike, as pėr arsye politike, por thjeshtė pėr arsye profesionale".

Veprat, rrėfimet, historitė, madje edhe batutat e Kadaresė janė tė lidhura ngushtė me vendlindjen e tij, me Shqipėrinė e vogėl dhe ende tė panjohur tė Evropės, por kjo nuk e pengon atė aspak pėr tė qenė gjithnjė interesant pėr ēdo auditor. Nė moshėn 70 - vjeēare, ai nuk lodhet kurrė duke rrėfyer dhe ligjėron pėr orė tė tėra pėrpara auditorėve qė zakonisht janė plot. Ai nuk druhet tė thotė atė qė vėrtetė mendon dhe nuk mund t`ia pranojė vetes miopinė, kur ėshtė fjala pėr imazhin e keq tė shqiptarėve nė kėtė dekadė tė fundit.

Gjatė njė ligjėrate, nė Qendrėn Kulturore Franceze, nė Kensington tė Londrės, Kadare pranoi se shqiptarėt gėzojnė njė imazh tė keq nė vendet perėndimore, por sipas tij, pavarėsisht nga faktorėt qė kanė krijuar kėtė imazh, shqiptarėt kanė plot vlera dhe toleranca fetare ėshtė vetėm njėra nga kėto. "Shqiptarėt kanė mėsuar nėpėr shekuj se mund tė zgjedhin ēfarėdo lloj feje qė duan, por mbeten gjithnjė shqiptarė. Kjo ėshtė ajo cfarė na ka mbajtur tė bashkuar ne shqiptarėve. Pra ne e kemi mėsuar nga jeta njė gjė tė tillė dhe jo nga studimet shkencore apo fallxhorėt", tha Kadare.

I intervistuar nga pėrkthyesi i veprave tė tij nė gjuhėn angleze, profesor David Bello, Kadare foli edhe pėr qytetin e tij tė lindjes, Gjirokastrėn, qytetin e gurtė qė skaliti fėmijėrinė e tij. Minoritarėt grekė nė fėmijėrinė e Kadaresė ishin imazhi i shėrbėtorėve tė qytetarėve gjirokastritė. "Kur lexova pėr herė tė parė Homerin dhe mė pas tė tjerėt, nė moshėn time tė re, ēuditesha sesi grekėt tė trashėgonin njė kulturė tė tillė kaq tė pasur dhe kaq tė famshme. Fillova tė mėsoj se grekėt kishin shumė mė tepėr vlera nga njė shėrbėtor i thjeshtė e i varfėr", u shpreh ai. I pyetur nėse e fliste greqishten, Kadare u pėrgjigj negativisht. "Mund tė shajė nė greqisht, nėse ju pėlqen kėshtu? - tha ai me humor. - Kemi mėsuar ndonjė fjalė tė keqe tek-tuk nga fėmijėt grekė tė rrugėve nė moshėn e fėmijėrisė dhe ato pak fjalė i mbaj mend edhe tani".

Shqipja - gjuhė e sofistikuar
Shumė pjesėmarrės ishin kurioz tė dinin sesi ishte e mundur tė bėheshe i famshėm duke shkruar nė njė gjuhė tė rrallė si shqipja. Dikush donte tė dinte nėse veprat e tij humbasin apo fitojnė vlera nė pėrkthim. "Unė gjithmonė kam shkruar nė gjuhėn shqipe, - tha Kadare. - Kjo ėshtė gjuha qė mė vjen natyrshėm dhe nuk ka arsye mė tė fortė se kjo pėr njė shkrimtar. Megjithatė, unė nuk jam kundėr atyre shkrimtarėve qė zgjedhin tė shkruajnė nė njė gjuhė tė huaj". Ismail Kadare u shpjegoi pjesėmarrėsve se gjuha shqipe ėshtė ndėr gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane dhe si e tillė, ajo ėshtė shumė e pasur, e aftė pėr tė shprehur ēdo gjė. Sipas tij, gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė kompakte dhe e strukturuar. "Veprat e mia kur pėrkthehen nė frėngjisht shtohen me 12 - 15%. Shkrimi del mė i fryrė sepse frėngjishtja dhe nė pėrgjithėsi gjuhėt latine janė mė pak kompakte se shqipja", tha Kadare. Njė tjetėr pjesėmarrės e pyeti Ismail Kadarenė nėse do t`i kėshillonte tė rinjtė shqiptarė tė shkruanin nė shqip. "Natyrisht qė po, - tha ai. - Kėtė nuk e them pėr arsye patriotike apo politike, por pėr arsye profesionale".

Ismail Kadare dhe Ambasadori shqiptare ne AngliSipas tij, pėrkthimi ėshtė njė proces shumė i vėshtirė. Ai tregoi se pėr tė pėrkthyer njė vepėr tė shkrimtarit francez Marsel Prust, Kina kishte punėsuar nė njė rast 20 pėrkthyesit mė tė mirė tė frėngjishtes. Mė pas, ai dha shembullin e Faik Konicės i cili, sipas tij bėri njė zbulim qė ēuditi botėn. "Njė shqiptar i madh, qė jetoi nė fillimin e shekullit tė kaluar, kėtu nė Angli zbuloi se "Iliada" ishte pėrkthyer gabim nė tė gjitha gjuhėt e botės. Ky gabim ishte pėrsėritur pėr mė shumė se 20 shekuj. Nė frėngjisht dhe nė anglisht, p.sh. shkruhej se Akili ishte i "inatosur", por nė fakt nė greqishten e vjetėr, nė origjinal shkruhej se ai ishte i "pezmatuar"...". Kadare pranoi se veprat e tij si dhe ēdo vepėr tjetėr humbisnin vlera nė pėrkthim, aq mė tepėr kur veprat e tij nė anglisht pėrkthehen nėpėrmjet frėngjishtes.

Privatisht me Kadarenė
Pas konferencės, Kadare lėshoi autografe pėr qindra pjesėmarrės. Pas kėsaj, ne gjetėm momentin tė shkėmbenim diskutime nė gjuhėn shqipe. E pyeta se cfarė mendonte pėr Kosovėn nė kėtė fazė tė rėndėsishme tė historisė shqiptare. Ai tha se Kosova nuk kishte kthim prapa dhe pavarėsia ishte e ardhmja mė e afėrt pėr tė. Sipas tij, tashmė nuk ka shumė rėndėsi se ēfarė mendojnė serbėt. "Tė gjithė e dinė se ēfarė politikanėt serbė mendojnė. Nėse ata duan tė tregojnė se janė tė pandreqshėm, aq mė keq pėr ta", tha Kadare duke iu referuar serb mbi kushtetutėn e re.

Pėr Shqipėrinė, ai tha se nevojitet njė frymė kombėtare e re. Sipas tij nuk mund tė presėsh shumė nga politikanėt as ata qė ishin dhe as ata qė erdhėn nė pushtet para njė viti. "Nevojitet qė tė gjithė ne se komb tė ndėrgjegjėsohemi dhe tė lėvizim pėrpara tė gjithė sė bashku. Shoqėria shqiptare ka nevojė tė shkundet e tėra dhe tė ndahet njėherė e mirė nga dallaveret, nga korrupsioni, nga cinizmi, nga mentaliteti i varfėr dhe tė shikojė larg drejt tė ardhmes, drejt qytetėrimit evropian, aty ku i kemi rrėnjėt si komb", tha Kadare.

I pyetur tė komentonte nė lidhje me akuzat e disa gazetave shqiptare nė Tiranė, ai tha se nuk ia vlente tė merrej me ta. Ai i quajti ato akuza si fabrikime tė njerėzve tė ulėt, tė pamoralshėm. Mė pas, Kadare shkoi nė Oksford ku do tė ligjėrojė pėr studentėt dhe akademikėt e Univestitetit tė Oksfordit.

Ismail Kadare ne Londer

(Publikuar me 15 Nentor 2006 20:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip