Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Vula e indiferences
Benca te rende e te zinj, makina te policise zhurmemedha, bodigarde me syze te erreta, nepunes me blloqe shenimesh, mikprites te eksituar me kostum firme, teleoperatore te palodhshem fjalepake… Pastaj: podiume me buzeqeshje standart, fjalime te gjata fjalemedha, lavderime te bukura gjithperfshirese, premtime shpresemedha pa dogane, pirueta telekamerash kaba, duartrokitje te hareshme pa rezerva, duartrokitje te rastit me rezerva, perplasje duarsh me miresjellje.
Mjaftizmi
Pluralizmi politik, mberritur vrullshem ne fillimvitet '90, e gjeti Shqiperine pa nje kulture te vertete proteste. Gati pese dekada totalitarizem ishin mese te mjaftueshme per ta shkretinuar kulturen e protestes deri ne rrenje dhe per ta damkosur se fundi politikisht duke e syrgjynosur ne faqet e teksteve historike.
Diaspora e re
Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve 90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Shoqata Emigrantesh
Lulezimi i shoqatave shqiptare eshte padyshim nje dukuri interesante nga pikepamja sociologjike, ndaj jo rastesisht ka terhequr vemendjen e disa studiuesve te emigracionit. Studimi i shoqatave eshte ndermarre nga Instituti per Europen Qendrore, Lindore dhe Ballkanike, pjese e Universitetit te Bolonjes, ne kuadrin e nje projekti evropian me titull 'Functional Borders and Sustainable Security: Integrating the Balkans in the European Union', ose ndryshe i njohur me siglen 'IBEU'.
Rrjeta hekuri
Tashme perdja e hekurt e Luftes se Ftohte, midis bllokut te Lindjes dhe atij te Perendimit, po ze vend ne faqet e librave te historise ose ne kujtimet e atyre qe nuk jane me adoleshente. Evropa e viteve 90 enderroi te ringrihej pikerisht mbi ankthin e asaj perde, qe kishte synuar ndarjen hermetike te kontinentit te vjeter dhe erresimin e cdo dritareje komunikuese midis popujve te tij.
Zgjedhja e Italise
Perse e zgjodhe Italine?
Kjo eshte pyetja me te cilen ndeshen shpesh emigrantet shqiptare me banim ne Itali. Kolege, komshinj, miq italiane, heret a vone, i pyesin per ardhjen e tyre ne kete vend. Pyetja eshte pa dyshim e ligjshme, edhe pse me vone zbulohet se eshte ndertuar mbi premisa te panjohura mire. Gjithsesi, kemi te bejme me nje nga ato pyetje qe nxisin vetvetiu pergjigje sqaruese.
Tekstet e Historise
Ne kete shkrim do te shqyrtoj sipas kendveshtrimit tim disa nga problemet me te dukshme te teksteve te profilizuara ne sistemin tone arsimor. Keshtu do te ndalem ne disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkeses dhe e lehtesive te domosdoshme ne tekstet tona per te futur tek nxenesit nje te mesuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elemente te rinj qe po dalin dukshem ne arsimin shqiptar.
Ismail Kadare
Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 – vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund t`ia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.
Gjuha Shqipe
Nga pikepamja gjuhesore dhe nga numri i botimeve ne kete fushe, viti 2006 mund te pagezohet fare mire si viti i fjaloreve. Para se gjithash fjalori i gjuhes shqipe i Mehmet Elezit, (Fjalor i gjuhes shqipe, Botimet Fishta, 1700 faqe) me rreth 41 mije fjale, mbi pese mije shprehje frazeologjike, mijera fjale te urta popullore, shpjegime etimologjike, vjelje leksikore nga shume klasike te letersise shqipe. Fjalori i Elezit dallohet thelbesisht nga te tjeret sepse permban fjale dhe kuptime qe nuk gjenden ne fjaloret “zyrtare” te Akademise te botuar deri me sot. Fale kesaj karakteristike, fjalori nuk paraqitet si alternative e te meparshmeve, por vetem si plotesues i tyre.
Emigrantet ne Itali
Pas viteve ’90 me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote "ndryshe" qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve.
Krishterimi
Rritja ne numer e gjithe atyre qe mendojne se shpetimi lind dhe gjendet vetem tek besimi ne zot dhe askund tjeter ben qe te shtohen dhe kerkimet mes te vertetes se Bibles dhe te vertetes. Lart e poshte degjojme shpesh per zbulime te mrekullueshme te cilat, vertetojne faktin se Bibla eshte ne realitet e verteta e cila, na zbriti tek ne nga i Gjithepushtetshmi dhe se realiteti i pergjithshem njerezor eshte ne varesine totale te projekteve te tij.
Logosi i fjales poetike
Ne komunitetin e kritikes letrare, ekzistojne pikepamje per letersine, sipas se cilave, forma e shkrimit qe definohet si poezi, eshte perfaqesim i letersise qe ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv te gjuhes. Pra, gjuha, pervec se eshte esence per letersine, per poezine, vecanerisht eshte veteidentifikim e objekt, perfaqesimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qe percaktojne e definojne si zhaner letrar. Duke perjashtuar rrefimin, poeti permes gjuhes evokon situata, ide e ndjenja poetike, permes trajtave shprehese emocionale. Jane keto elemente qe e bejne kete forme shkrimi nje art specifik letrar.
  1  

Pushtimi i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve ’90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua. Aktualisht pothuajse 800 mije shqiptare banojne jashte truallit te shtetit te tyre. Nje numer i konsiderueshem, sidomos po te kemi parasysh se perbejne gati nje te katerten e popullsise se Shqiperise dhe se emigrimi i shqiptareve u verifikua ne nje periudhe kohore relativisht te shkurter.
Diaspora e re Shqiptare

Nga Rando Devole

 

Diaspora ShqiptarePushtimi i ambasadave, ikjet masive nė kufi, eksodet biblike me anije, largimet nė pėrgjithėsi, qė pasuan rėnien e regjimit totalitar shqiptar nė fillim tė viteve ’90, shėnuan edhe zanafillėn e formimit tė diasporės sė re shqiptare. Kjo diasporė erdhi duke i pėrvijuar gjithnjė e mė qartė konturet e veta gjatė viteve tė demokracisė, kur emigrimi drejt vendeve perėndimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.

Aktualisht pothuajse 800 mijė shqiptarė banojnė jashtė truallit tė shtetit tė tyre. Njė numėr i konsiderueshėm, sidomos po tė kemi parasysh se pėrbėjnė gati njė tė katėrtėn e popullsisė sė Shqipėrisė dhe se emigrimi i shqiptarėve u verifikua nė njė periudhė kohore relativisht tė shkurtėr.

Mjaftojnė kėto dy konstatime pėr tė na autorizuar – tė paktėn nga ana sasiore – pėrdorimin e njė termi ende tė pakristalizuar mirė siē ėshtė ai i diasporės. Ndryshe nga koncepti fillestar i diasporės, qė kishte tė bėnte me shpėrnguljen nga vendi i vet dhe shpėrndarjen jo tė vullnetshme tė njė populli nė tė gjithė botėn, koncepti i ri i referohet formave tė reja tė lėvizjeve tė njerėzve. Diasporat e reja ndryshojnė nga ato klasiket (si p.sh. diaspora e hebrenjve) sepse nuk shkaktohen vetėm nga dėbimet, luftėrat apo nga katastrofa tė tjera. Epoka e sotme e globalizimit karakterizohet nga lėvizje e madhe e njerėzve, tė cilėt shpėrngulen nga njė vend nė tjetrin pėr arsye tė ndryshme: pėr punė, pėr tregti, pėr studime, etj.

Pėrqasja midis emigrimit tė arbėreshėve dhe tė shqiptarėve tė sotėm e nxjerr mė mirė nė pah dallesėn midis dy diasporave shqiptare. Ikja nga vendi ėshtė gjithnjė traumatike, mirėpo arsyet e largimit tė arbėreshėve drejt Italisė (pas pushtimit otoman) nuk mund tė barazohen me arsyet qė i shtyjnė shqiptarėt e sotėm ta lėnė vendin e tyre. Lėvizshmėria nė ditėt tona nga njė anė pėrbėn njė karakteristikė strukturore tė shoqėrisė – edhe pėr faktin se si pėrceptohet sot dukuria e mėrgimit –, nga ana tjetėr ka njė komponent jo tė detyrueshėm, ose mė mirė relativisht tė detyrueshėm. Duhet shtuar se emigracioni (imigracioni po qe se shihet nga kahu tjetėr) ėshtė dukuri themelore edhe pėr shoqėritė post-industrialiste perėndimore, tė cilat shfaqin disa faktorė tėrheqės qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e flukseve emigruese. Ka plot shqiptarė qė vendosin tė emigrojnė thjesht sepse duan tė pėrmirėsojnė nivelin e tyre tė jetesės; ose sepse gjejnė jashtė shtetit njė punė me tė ardhura mė tė mira se sa ofron vendi i tyre. Nė kėtė kėndvėshtrim ikja ėshtė edhe njė zgjedhje, ēka nuk mund tė pohohet pėr ata qė e lėnė vendin pėr bukėn e gojės ose pėr arsye tė tjera detyruese. Pikėrisht bashkėjetesa e kėtyre tipareve e bėn konceptin e diasporės sė sotme cilėsisht tė ndryshme nga koncepti i dikurshėm, i cili intrensikisht pėrbante idenė e dhunės si shtysė pėr largimin nga trojet zanafillore.

Diaspora si term, veēanėrisht kur pėrdoret me cilėsorin etnik, p.sh. kur thuhet “diaspora shqiptare”, ka njė tendencė pėrgjithėsuese e totalizuese, qė i detyrohet origjinės sė pėrbashkėt, kujtesės kolektive dhe sidomos historisė sė saj tė shkurtėr. Kjo e fundit, pra fakti qė emigracioni shqiptar si dukuri ka jo mė shumė se 14 vjet jetė, bėn qė kujtesa kolektive pėr vendin dhe identitetin tė jetė disi e unifikuar. Kompaktėsia e konceptit “diaspora shqiptare” varet edhe nga efekti ngjizės dhe homogjenizues i mjeteve tė kumtimit masiv, tė cilat, si rrjedhim i zhvillimeve teknologjike tė viteve tė fundit, mund t’i arrijnė (pra t’i furnizojnė kulturalisht) emigrantėt shqiptarė kudo qė ndodhen. Pėrndryshe, diaspora shqiptare ėshtė njė pėrcaktim i pėrshtatshėm vetėm nė disa kontekste tė caktuara, sepse brenda saj nyjtohen tipare shpeshherė thelbėsisht dallimore. Nė kėtė kuptim faktori gjeografik paraqitet si njė nga nėnkategorizuesit mė tė efektshėm tė diasporės sė re shqiptare. Emigrantėt shqiptarė nė Greqi p.sh. pėrbėjnė njė bashkėsi me karakteristika tė ndryshme nga bashkėatdhetarėt e tyre qė banojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dallesat pėrcaktohen kryesisht nga marrėdhėniet me vendet pritėse, por edhe nga organizimi, proēeset identitare, largėsia nga vendlindja, etj. Nga kjo pikėpamje diaspora shqiptare duhet pėrdorur mė mirė nė shumės se sa nė njėjės.

Zakonisht koncepti “diasporė” nėnkupton njė bashkėsi etnike tė ndėrtuar nė njė periudhė kohore tė mesme e tė gjatė. Nga kjo pikėpamje (kohore) mund tė flitet mė shumė pėr njė diasporizim tė emigracionit shqiptar, pra pėr njė proēes nė evoluim e sipėr, se sa pėr njė dukuri tė mbyllur pėrfundimisht; ky saktėsim, ndoshta pėr praktikėn i tepruar, merr vlerė mė shumė nė rastin e diasporės shqiptare qė vazhdon t’a shtojė nivelin e vet sasior me “prurje” tė reja nga atdheu.

Diaspora shqiptare, gjatė historisė sė saj, ka pėsuar njė “frakturė” pėrfundimtare, siē ishte ndėrprerja e dukurisė sė emigracionit gjatė viteve tė regjimit komunist. Kjo vėrtet e bėn mė tė lehtė dallimin midis “rrathėve” kronologjikė tė trungut tė diasporės shqiptare, por edhe dėshmon pėr njė thyerje tė pakthyeshme tė komunikimit fiziologjik ndėrmjet tokės amė dhe diasporės.

Nė pėrgjithėsi komunikimi ndėrmjet Shqipėrisė dhe diasporės (tė paktėn me njė pjesė tė saj) nuk u ndėrpre asnjėherė, megjithėse iu nėnshtrua kontrollit tė rreptė politik dhe interpretimit ideologjik tė leverdisshėm pėr pushtetin e asaj kohe. Aktualisht modalitetet e komunikimit tė diasporės sė re me vendin e origjinės janė kryekėput tė ndryshme. Pėrveē mjeteve kanė ndryshuar gjithashtu rrėnjėsisht filtrat e kanaleve tė komunikimit dhe kodet komunikuese.

Diaspora e re shqiptare ka zhvilluar dhe po zhvillon njė farė idealizimi ndaj tokės nga e cila e ka prejardhjen; njė proēes i natyrshėm pėr ēdo diasporė, i natyrshėm nė kuptimin e normalitetit tė njė dukurie bashkėudhėtare e proēeseve identitare tė mėrgimtarit. Mirėpo tek diaspora e sotme shqiptare ky idealizim po pėrftohet nga njė alkimi ndjenjash sa interesante aq dhe e ndėrlikuar, qė lindin dhe reagojnė nė njė “pruvetė” globale krejtėsisht tė ndryshme nga ajo e sė kaluarės. Jo i parėndėsishėm ėshtė nė kėtė rast ideja e “largėsisė”, e cila ėshtė relativizuar shumė vitet e fundit. Largėsia gjeografike (hapėsinore) ka pėsuar njė shkurtim real. Mjetet e reja tė transportit e sjellin atdheun mė afėr: nė qoftė se dikur Shqipėria ishte muaj tė tėrė larg po tė shikohej nga Amerika, sot ajo ėshtė vetėm disa orė fluturimi afėr. Dendėsimi i komunikimeve ka bėrė qė largėsia e perceptuar tė jetė edhe mė e vogėl, nė atė masė qė nuk ndėrveprojnė faktorė tė tjerė individualė e tė veēantė. Shqipėria, vendi i origjinės, ndihet mė afėr nga emigrantėt, sepse “potencialisht” ėshtė mė afėr. Nė fakt ėndrra e kthimit mund tė mbetet gjithnjė ėndėrr, por “potencialisht” ajo mund tė realizohet brenda pak orėve, koha e mjaftueshme pėr tė kaluar nga njė agjenci fluturimi dhe pėr tė pėrgatitur valixhet. Mirėpo gjithkush e di se projekti i kthimit pėrfundimtar nuk ėshtė aq i lehtė pėr t’u realizuar, megjithė rrugėdaljet sa “virtuale” aq edhe ngushėllimtare tė teknologjisė aktuale. Diaspora, si njė bashkėsi njerėzish qė vetėkonceptohet si grup, vepron pėr pėrmbushjen e ėndrrės sė kthimit. Nė kėtė pikė nuk mund tė thuhet se diaspora shqiptare ka arritur ndonjė stad organizimi tė njė farė niveli pėr tė mbėshtetur projektin e kthimit tė anėtarėve tė saj. Kjo ndoshta pėr shkak tė moshės sė saj tė re, kushteve ekonomiko-shoqėrore nė Shqipėri dhe vėshtirėsive organizative, tė cilat ndikojnė, midis tė tjerash, edhe nė shtjellimin dhe konkretizimin e solidaritetit midis emigrantėve shqiptarė. Deri tani shembujt nė kėtė drejtim janė tė njė karakteri sporadik dhe jokoherent, megjithėse ndjenja e solidaritetit mbetet njė ndjenjė e pranishme dhe e fuqishme.

Diaspora e re shqiptare, me sa duket, ka adoptuar njė strategji integruese qė shkon pėrtej ndarjeve komunitariste qė janė verifikuar nė disa shoqėri multikulturale perėndimore. Ky aspekt ka nevojė pėr hulumtime tė mėtejshme pėr tė kuptuar mė mirė nėse kemi tė bėjmė me reagime kontingjente dhe kontekstuale, apo bėhet fjalė pėr njė lloj strategjie qė e ka “ADN” nė kulturėn shqiptare. Nga ana tjetėr e ardhmja do tė na tregojė se si do ta pėrballojė diaspora e re shqiptare trysninė e asimilimit nė vendet pritėse (kryesisht brezat e dyta dhe tė treta) dhe se si do ta konceptojė e riprodhojė vetveten nė kapėrcyell tė dy pllakave tė mėdha tektonike tė epokės sonė: globalizmit dhe lokalizmit. Nga ēdo pėrplasje, tektonike ose jo, ēlirohet energji: diasporės shqiptare i mjafton tė kuptojė mėnyrėn se si ta shfrytėzojė e ta kanalizojė kėtė energji tė madhe, mekanizmin e sė cilės ajo e kupton vetvetiu, falė pozicionit tė saj strategjik, i qėnies jo vetėm “edhe kėtu” “edhe atje”, por edhe “MIDIS”.

(Publikuar me 31 Maj 2004 18:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip