Kreu | Botime | Ismail Kadare ne Londer dhe Oksford

Ismail Kadare ne Londer dhe Oksford

Lavdrim Terziu
Ismail Kadare Ismail Kadare

Veprat, rrefimet, historite, madje edhe batutat e Kadarese jane te lidhura ngushte me vendlindjen e tij, me Shqiperine e vogel dhe ende te panjohur te Evropes, por kjo nuk e pengon ate aspak per te qene gjithnje interesant per cdo auditor. Ne moshen 70 - vjecare, ai nuk lodhet kurre duke rrefyer dhe ligjeron per ore te tera perpara auditoreve qe zakonisht jane plot. Ai nuk druhet te thote ate qe vertete mendon dhe nuk mund tia pranoje vetes miopine, kur eshte fjala per imazhin e keq te shqiptareve ne kete dekade te fundit.

Kadare: Të rinjtë shqiptarë duhet të shkruajnë në shqip, jo për arsye patriotike, as për arsye politike, por thjeshtë për arsye profesionale.

Veprat, rrëfimet, historitë, madje edhe batutat e Kadaresë janë të lidhura ngushtë me vendlindjen e tij, me Shqipërinë e vogël dhe ende të panjohur të Evropës, por kjo nuk e pengon atë aspak për të qenë gjithnjë interesant për çdo auditor. Në moshën 70 - vjeçare, ai nuk lodhet kurrë duke rrëfyer dhe ligjëron për orë të tëra përpara auditorëve që zakonisht janë plot. Ai nuk druhet të thotë atë që vërtetë mendon dhe nuk mund tia pranojë vetes miopinë, kur është fjala për imazhin e keq të shqiptarëve në këtë dekadë të fundit.

Gjatë një ligjërate, në Qendrën Kulturore Franceze, në Kensington të Londrës, Kadare pranoi se shqiptarët gëzojnë një imazh të keq në vendet perëndimore, por sipas tij, pavarësisht nga faktorët që kanë krijuar këtë imazh, shqiptarët kanë plot vlera dhe toleranca fetare është vetëm njëra nga këto. "Shqiptarët kanë mësuar nëpër shekuj se mund të zgjedhin çfarëdo lloj feje që duan, por mbeten gjithnjë shqiptarë. Kjo është ajo cfarë na ka mbajtur të bashkuar ne shqiptarëve. Pra ne e kemi mësuar nga jeta një gjë të tillë dhe jo nga studimet shkencore apo fallxhorët", tha Kadare.

I intervistuar nga përkthyesi i veprave të tij në gjuhën angleze, profesor David Bello, Kadare foli edhe për qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën, qytetin e gurtë që skaliti fëmijërinë e tij. Minoritarët grekë në fëmijërinë e Kadaresë ishin imazhi i shërbëtorëve të qytetarëve gjirokastritë. "Kur lexova për herë të parë Homerin dhe më pas të tjerët, në moshën time të re, çuditesha sesi grekët të trashëgonin një kulturë të tillë kaq të pasur dhe kaq të famshme. Fillova të mësoj se grekët kishin shumë më tepër vlera nga një shërbëtor i thjeshtë e i varfër", u shpreh ai. I pyetur nëse e fliste greqishten, Kadare u përgjigj negativisht. "Mund të shajë në greqisht, nëse ju pëlqen kështu - tha ai me humor. - Kemi mësuar ndonjë fjalë të keqe tek-tuk nga fëmijët grekë të rrugëve në moshën e fëmijërisë dhe ato pak fjalë i mbaj mend edhe tani".

Shqipja - gjuhë e sofistikuar
Shumë pjesëmarrës ishin kurioz të dinin sesi ishte e mundur të bëheshe i famshëm duke shkruar në një gjuhë të rrallë si shqipja. Dikush donte të dinte nëse veprat e tij humbasin apo fitojnë vlera në përkthim. "Unë gjithmonë kam shkruar në gjuhën shqipe, - tha Kadare. - Kjo është gjuha që më vjen natyrshëm dhe nuk ka arsye më të fortë se kjo për një shkrimtar. Megjithatë, unë nuk jam kundër atyre shkrimtarëve që zgjedhin të shkruajnë në një gjuhë të huaj". Ismail Kadare u shpjegoi pjesëmarrësve se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra indoevropiane dhe si e tillë, ajo është shumë e pasur, e aftë për të shprehur çdo gjë. Sipas tij, gjuha shqipe është një gjuhë kompakte dhe e strukturuar. "Veprat e mia kur përkthehen në frëngjisht shtohen me 12 - 15%. Shkrimi del më i fryrë sepse frëngjishtja dhe në përgjithësi gjuhët latine janë më pak kompakte se shqipja", tha Kadare. Një tjetër pjesëmarrës e pyeti Ismail Kadarenë nëse do t`i këshillonte të rinjtë shqiptarë të shkruanin në shqip. "Natyrisht që po, - tha ai. - Këtë nuk e them për arsye patriotike apo politike, por për arsye profesionale".

Ismail Kadare dhe Ambasadori shqiptare ne AngliSipas tij, përkthimi është një proces shumë i vështirë. Ai tregoi se për të përkthyer një vepër të shkrimtarit francez Marsel Prust, Kina kishte punësuar në një rast 20 përkthyesit më të mirë të frëngjishtes. Më pas, ai dha shembullin e Faik Konicës i cili, sipas tij bëri një zbulim që çuditi botën. "Një shqiptar i madh, që jetoi në fillimin e shekullit të kaluar, këtu në Angli zbuloi se "Iliada" ishte përkthyer gabim në të gjitha gjuhët e botës. Ky gabim ishte përsëritur për më shumë se 20 shekuj. Në frëngjisht dhe në anglisht, p.sh. shkruhej se Akili ishte i "inatosur", por në fakt në greqishten e vjetër, në origjinal shkruhej se ai ishte i "pezmatuar"...". Kadare pranoi se veprat e tij si dhe çdo vepër tjetër humbisnin vlera në përkthim, aq më tepër kur veprat e tij në anglisht përkthehen nëpërmjet frëngjishtes.

Privatisht me Kadarenë
Pas konferencës, Kadare lëshoi autografe për qindra pjesëmarrës. Pas kësaj, ne gjetëm momentin të shkëmbenim diskutime në gjuhën shqipe. E pyeta se cfarë mendonte për Kosovën në këtë fazë të rëndësishme të historisë shqiptare. Ai tha se Kosova nuk kishte kthim prapa dhe pavarësia ishte e ardhmja më e afërt për të. Sipas tij, tashmë nuk ka shumë rëndësi se çfarë mendojnë serbët. "Të gjithë e dinë se çfarë politikanët serbë mendojnë. Nëse ata duan të tregojnë se janë të pandreqshëm, aq më keq për ta", tha Kadare duke iu referuar serb mbi kushtetutën e re.

Për Shqipërinë, ai tha se nevojitet një frymë kombëtare e re. Sipas tij nuk mund të presësh shumë nga politikanët as ata që ishin dhe as ata që erdhën në pushtet para një viti. "Nevojitet që të gjithë ne se komb të ndërgjegjësohemi dhe të lëvizim përpara të gjithë së bashku. Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e tëra dhe të ndahet njëherë e mirë nga dallaveret, nga korrupsioni, nga cinizmi, nga mentaliteti i varfër dhe të shikojë larg drejt të ardhmes, drejt qytetërimit evropian, aty ku i kemi rrënjët si komb", tha Kadare.

I pyetur të komentonte në lidhje me akuzat e disa gazetave shqiptare në Tiranë, ai tha se nuk ia vlente të merrej me ta. Ai i quajti ato akuza si fabrikime të njerëzve të ulët, të pamoralshëm. Më pas, Kadare shkoi në Oksford ku do të ligjërojë për studentët dhe akademikët e Univestitetit të Oksfordit.

Ismail Kadare ne Londer

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Lavdrim Terziu
Lavdrim Terziu
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave