Alma Mile

Poezia e Janis Ricos e zbërthyer në imazh

Poezia e Janis Ricos e zbërthyer në imazh

Një xhaketë e arnuar me copa poezie, zhaurimë deti, zall, një shishe uzo, një karrige pranë dritares... Kjo ishte bota e poetit grek Janis Ricos, e cila vjen për publikun shqiptar në një mënyrë krejt të veçantë. Pas fjalës erdhi edhe shenja. Kjo është arsyeja pse bota poetike e Janis Ricos vjen edhe përmes arteve pamore. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit grek, Ambasada Greke dhe Instituti i Kulturës Greke në bashkëpunim me disa institucione kulturore në Tiranë, prej 3 ditësh po organizojnë një sërë aktivitetesh. E nisën me fjalën.
Bujtina e Hervin Çulit, plot me spektatorë

Bujtina e Hervin Çulit, plot me spektatorë

Nuk ka kalorës, sado të egër e të armatosur deri në dhëmbë, që të mos çarmatoset përpara një femre të bukur dhe të zgjuar. Mirandolina i ka të gjitha të drejtat ta besojë një gjë të tillë. Jo vetëm xhevahire e shami mëndafshi i shtrohen nën këmbë, por edhe më maskilisti arrin të rendë pas fustanit të saj. Me komedinë “E zonja e bujtinës”, regjisori Hervin Çuli ka arritur plotësisht të tregojë se është marrëzi të shpërfillësh femrat. Prej datës 12 nëntor, në skenën e Teatrit të Metropolit po shfaqet komedia e Carlo Goldoni-t, “E zonja e bujtinës”, apo siç njihet më së shumti me emrin e heroinës, Mirandolinë....
Agron Tufa, mes fantazise dhe kujtimeve

Agron Tufa, mes fantazise dhe kujtimeve

Krijime të imagjinatës, por edhe kujtime të fshehura, që kanë lënë shenjë. Në edicionin e 12 të panairit të Librit “Tirana 2009”, shkrimtari Agron Tufa vjen me dy romane të rinj. Bëhet fjalë për romanet “Mërkuna e zezë” dhe “Tenxherja”, të cilat u prezantuan dje në stendën e shtëpisë botuese “Toena”. I pari një trill fantazor, i dyti një gërshetim mes shungullimave të së shkuarës dhe krijimit.Për shkrimtarin, të dy janë romane të rëndësishëm....
Festivali i 44 i kenges ne RTVSH - Kur ne mendje nuk te mbetet asnje motiv

Festivali i 44 i kenges ne RTVSH - Kur ne mendje nuk te mbetet asnje motiv

Nuk kane kaluar vecse disa dite nga Festivali i Kenges ne Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe eshte e veshtire qe ne mendje te sjellesh ndonje ritem e te kendosh me vete refrenin e ndonje kenge. Tashme kane ikur ato kohe kur kenget mesoheshin brenda dites dhe te mbeteshin ne buze per nje kohe te gjate, apo kur femijet e dikurshem te viteve 80 - 90, zinin radhen tek me i talentuari i klases me copa letrash ne duart qe te merrnin fjalet e kenges qe u kishte pelqyer me shume. Tani ndodh qe te mos kesh nje kenge te preferuar, por edhe nese ke nuk mund ta kendosh....
Autori
Arkivimi
Kendi i Reklamave
Kendi i Reklamave